Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, kryetarin e Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibin.
Në lidhje me kriterin e figurës, DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është u përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi i KPK, nuk kanë rezultuar lidhje të gjyqtarit me persona të papërshtatshëm.
Në lidhje me aftësitë profesionale, rezulton se ka pasur 9 ankesa në Inspektoratin e KLD, 2 nga të cilat janë gjetur të mbështetura. Më tej, KPK ka konstatuar se subjekti ka logjikë në zbatimin e ligjit. Në disa raste, për subjektin janë konstatuar se ka pasur zgjatje tej afateve të disa proceseve civile.
Gjithashtu, është konfirmuar në detyrë edhe Enkel Peza, kandidat për magjistrat dhe ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. /l.m