Në seancën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, është vendosur nga trupa e posaçme rikthimi në detyrë i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca.
Më parë Ndreca ishte shkarkuar gjatë procesit të Vettingut prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkarkimi i tij nga KPK u kyre më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA. Ndreca ishte gjyqtari i dosjes se famshme 339, ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak.
Pas firmosjes së arrestimeve, Ndreca ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia./m.j