Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar me sukses Vettingun.
Ky vendim është marrë sot në KPK, ku prokurorja rezultoi e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasuria, figura dhe integritetit.
Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.
Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.
g.kosovari











