Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë sot këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji. Trupa e KPK përbëhej nga përbërë Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici. Papajorgji është njëherazi edhe kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji iu nështrua Vettingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.
Gjatë seancës dëgjimore javën e kaluar, sipas ILDKPKI-së këshilltarja ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka pasur mangësi në dokumentacion.
Megjithatë, sot vendimi i KPK për kandidaten për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese ka qenë pozitiv dhe Fiona Papajorgji kalon me sukses Vettingun.
a.ç