• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu “kap” tre ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në kupolën e Policisë

by A R
16/08/2019 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i Vettingut kap “peshqit” e parë në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas dokumentave që disponon “Shqiptarja.com” tre oficerë të madhorë të policisë rezultojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka gjetur me dosje tre oficerë të lartë që janë në poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit ka pak kohë që ka filluar ku fillimisht po kontrollohen drejtuesit më të lartë. Në këtë proces ata vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin professional. Pikërisht tek komponenti i pastërtisë së figurës një nga pikat kryesore është kontrolli i së kaluarës së oficerëve të policisë në lidhje me ish-regjimin komunist dhe më hollësisht me ish-Sigurimin e Shtetit.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përfunduar kontrollin për 55 oficerë që mbajnë poste drejtuese në Policinë e Shtetit nga të cilët kanë rezultuar me problem tre prej tyre. Oficerët G.Z., B.SH. dhe A.SH. kanë rezultuar si bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit. “Nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”, kjo ka qenë përgjigjia e njëjtë që është dhënë për këta tre oficerë të lartë nga ana e AIDSSH. Ndërsa për gjithë oficerët e tjerë AIDSSH është përgjigjur se: “Nuk figuron të ketë material në emër të tyre”.

Pas këtij konstatimi këta tre oficerë rrezikojnë përjashtimin nga radhët e policisë pasi në kriterin e pastërtisë së figurës dy janë pikat kryesore që ndikojnë në vlerësim negative ajo e lidhjeve me botën e krimit si dhe lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit para viteve 1990.

Duhet theksuar se këta janë vetëm 55 oficerët e parë në poste drejtuese që janë marrë në shqyrtim nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi priten në vazhdim të kontrollohen edhe shumë të tjerë, rreth 300 është numri I tyre.

Kujtojmë se vetingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar me dosjet e para të drejtuesve më të lartë.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vettingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për dosjet e drejtuesve më të lartë. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici.

Përgjigjet e AIDSSH për oficerët që kishin lidhje me Sigurimin

Vendimi Nr.333 datë 24.05.2019

“Për zotin G.Z nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.335 datë 24.05.2019

“Për zotin B.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.338 datë 24.05.2019

“Për zotin A.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

/a.r

Next Post
Aksident në Lezhë/Nga përplasja e dy mjeteve ka një të vdekur

Aksident në periferi të Fierit, plagosen dy shoferët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In