• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VETTINGU/ ILDKPKI: Gjyqtari Ardian Dvorani ka fshehur pasurinë!

by Java News
23/07/2018 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, përballë vetingut eshte gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Ai bëhet kështu gjyqtari i gjashtë i Gjykatës së Lartë, që kalon në sitën e vetingut. Deri më tani është rikonfirmuar vetëm Edmond Islamaj, ndërsa janë shkarkuar Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli. Të martën merr vendimin edhe kreu i kësaj Gjykate, Xhezair Zaganjori.

Në lidhje me pasurinë apartament 121 metra katore, blere ne vitin 2001 34 mije dollare, relatorja tha: Deklarimet e subjektit per kete pasuri perputhen me dokumentat. Pasuria dy: apartament 104 metra katrore ne Tirane i privatizuar ne vitin 1993 ku Dvorani eshte pronar ne 1/6, apartamenti 76 metra katrore privatizuar ne vitin 95 ku pronare ne 1/5 eshte gruaja e tij, autoveture Scoda Octavia marre me kredi, gjate hetimit ka rezultuar se subjekti ka detyrime financiare 1.3 mln leke nga prinderit per kredine e shtepise se pare, tha relatorja.

Por ILDKPKI konsideron se Dvorani ka bere fshehje pasurie pasi nuk ka deklaruar ne vitin 2016 llogarite bankare dhe lukuiditetet.

Gjyqtari Ardian Dvorani sot para vetingut, deklaron 1 mln lekë borxh nga prindërit për shtëpinë

“Panorama” zbardh pasurinë e gjyqtarit Dvorani, i cili do të jenë në seancë ditën e sotme, në orën 11:00. Ajo që bie në sy në deklaratat periodike të pasurisë për Dvoranin janë detyrimet nga palët e treta. Dvorani ka deklaruar një apartament në Tiranë, blerë me kredi në vlerën 34,410 dollarë. Nga këto i kanë mbetur për të shlyer 19 mijë dollarë. Afati i kredisë është deklaruar 20 vjet. Gjithashtu, ai ka deklaruar pagën si gjyqtar i Gjykatës së Lartë në vlerën 1,680,672 lekë.

Dvorani ka deklaruar edhe shpërblim për mësimdhënien në një shkollë të lartë jopublike në vlerën 434,865 lekë. Më pas, në vitin 2012, Dvorani deklaron edhe detyrime të shlyera nga një palë e tretë në vlerën 2,016,983 lekë, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për dëmshpërblime pas zbritjeve të shpenzimeve gjyqësore. Sa u përket familjarëve, Dvorani ka deklaruar edhe të ardhurat e së shoqes në vlerën 1,091,986 lekë, si drejtore e një kompanie sigurimesh në Tiranë.

Në vitin 2013, Dvorani ka deklaruar sërish pagën si gjyqtar i Gjykatës së Lartë në vlerën 1,685,436 lekë, shpërblime nga mësimdhënia si pedagog pranë së njëjtës shkollë të lartë jopublike në vlerën 250,560 lekë, interesa bankare në vlerën 18,286 lekë nga llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë; interesa bankare në vlerën 71 dollarë të depozitës në të njëjtën valutë. Ai gjithashtu deklaron një borxh prej 1,350,000 lekë të marrë nga prindërit e tij më datë 29.03.2013, pa këste, pa interes dhe pa afat.

Ky borxh është marrë për interes të shlyerjes së kredisë. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe detyrime të paguara në vlerën 1 761 522 lekë si shlyerje e menjëhershme e kësteve për blerje apartamenti me çmim blerje 34,410 dollarë.

Gjithashtu, bashkëshortja e tij, Edlira Dollaku, ka deklaruar pagën dhe shpërblime si drejtore e Degës Tiranë pranë INSIG sh.a., në vlerën 90 006 lekë si dhe pagesën e dëmshpërblimit për largimin e padrejtë nga puna sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë 3,412,000 lekë. Në vitin 2014 ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1,595,860 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm në universitet jopublik në vlerën 32,5382 lekë dhe 213,058 lekë.

Këtë herë, Dvorani deklaron të ardhura nga mësimdhënia si pedagog edhe në Shkollën e Magjistraturës në vlerën 27,002 lekë dhe në Shkollën e Avokatisë në vlerën 144,000 lekë, si edhe 3,750 euro pagesë për një projekt të OSBE-së.

Bashkëshortja ka deklaruar të ardhura nga paga dhe shpërblime nga puna si drejtores së përgjithshme të kompanisë private të sigurimeve në masën 1,137,944 lekë dhe shpërblime si anëtare e Bordit të Byrosë shqiptare të Sigurimeve, 1,800,000 lekë. Në vitin 2015, Dvorani ka deklaruar pagën si gjyqtar 1,576,316 lekë, pagesat si pedagog në disa universitete dhe në Shkollën e Magjistraturës në vlerat 137,581 lekë, 163,360 lekë dhe 255,000 lekë.

Bashkëshortja Edlira Dvorani ka deklaruar paga dhe shpërblime si drejtore e përgjithshme e një kompanie private sigurimesh në vlerën 1,628,304 lekë dhe 2,040,000 lekë të ardhura si anëtare e Bordit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Ajo shton edhe një llogari rrjedhëse në vlerën 1,034,040 lekë. Në vitin 2016, Dvorani ka deklaruar 1,566,456 lekë të ardhura nga puna si gjyqtar dhe pagesa si pedagog i jashtëm në vlerat 19,660 lekë dhe 289,000 lekë.

ma.me

Next Post
Arkitektit të Teatrit i besohet projekti i rëndësishëm në Manhattan

Arkitektit të Teatrit i besohet projekti i rëndësishëm në Manhattan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In