• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu i politikës si orvatje tinzare për të penguar drejtësinë

by Mentor Kikia
10/09/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Politika shqiptare po i drejtohet një tjetër “aksioni” ligjor; Vettingut. PD ka hartuar tashmë një draft, dhe mazhoranca e ka mirëpritur. Duan të krijojnë idenë se janë për ta pastruar politikën nga të inkriminuarit.

Por çfarë do ti bëjë Vettingu politikës? Do të largojë deputetët e korruptuar e të inkriminuar? Për këtë ka një ligj tashmë, që është “Dekriminalizimi”. Tek e fundit, kush i cakton kandidatët për deputetë? Kryetarët. Apo jo?

Do të largojë kryebashkiakët e korruptuar e të inkriminuar? Edhe për këtë ka një ligj: “Dekriminalizimi”. Tek e fundit, kush i cakton kandidatët për kryebashkiakë? Sërish kryetarët. Apo jo?

Vetingu do duhet të kalojë në sitë të gjithë njerëzit që merren me politike, drejtues të strukturave të partive në qendër, drejtues lokalë, etj. Por kush do ta bëjë vettingun e politikës? Kush do të jenë komisionerët e vettingut? A do ti zgjedhin ata po kryetarët e partive? Tek e fundit, çfarë do të thotë vetting i politikës? Që politikanët e korruptuar të mos jenë më pjesë e strukturave partiake? Ne nuk i dimë klauzolat që mund të ketë një ligj ende i pamiratuar. Por të gjitha këto janë lehtësisht të zgjidhshme. Politika mund të pastrohet, nëse zbatohet me korrektesë ligji për dekriminalizimin dhe nëse kryetarët e partive u mbyllin derën hajdutëve, kontrabandistëv e njerëzve të fortë, që ata vetë i afrojnë sepse garantojnë marrjen e votave. Pra, vetingun e kanë në dorë vetë kryetarët dhe tashmë ata kërkojnë që për këtë të bëhet një ligj.

Por unë dyshoj fort, se përpjekja për të bërë një ligj, nuk është agjë tjetër veçse përpjekje për të penguar zbatimin e një ligji tjetër, siç është krijimi dhe funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK, agjensisë speciale të hetimit antikorrupsion. Sepse politikanët e korruptuar, nuk meritojnë vetëm të mos jenë më në politikë. Ata meritojnë të jenë në burg, dhe tu seksurohen pronat që kanë vënë duke vjedhur taksat tona. Dhe këtë e garantojnë këto struktura që presin të ngrihen.

Atëherë, përse u dashka edhe një vetting tjetër tani? Që të na hedhë hi syve, apo të shërbejë si alibi, ku hajduti mjafton të largohet për të mos u penalizuar?

Doni të bëhet Vettingu në politikë? Zbatoni reformën në drejtësi dhe krijoni strukturat që parashikojnë ligjet e kësaj reforme.

Next Post
Us Open/Gjokoviq triumfon në US Open

Us Open/Gjokoviq triumfon në US Open

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In