• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu i politikanëve, Meçe: Idiotësi juridike e PD. Hoxha: Maskarallëk politik. Përmeti: Basha jep 3 propozime në këmbim të votës për KPK

by Java News
20/10/2021 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vettingu për politikanët, një propozim që është hedhur sërish në tryezë nga Partia Demokratike, ka ndezur debate në opinionin publik, ku të ftuarit në ‘Repolitix’ në Report Tv janë të ndarë me pro dhe kundër.

Arben Meçe e ka cilësuar ”manifest politik” që as nuk duhet çuar ndërmend që të futet në Kushtetutë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Meçe shtoi se do të vinte në dyshim çdo hallkë të shtetit.

“Manifest politik që nuk e kuptoj se kush e pranon që të fusin në kushtetutë citime të tille, se një sistem që vë në diskutim presidentin, kryeministrin që kanë në dorë fatin e vendit, dhe kush do e bëjë këtë SPAK, nëse do ketë në çdo hap dyshim, atëherë nuk do të bëjmë asnjë shtet, edhe dekriminalizimi ishte anti-kushtetuese. Nuk u fut në Kushtetutë. Idiotësi juridike”, tha Meçe.

Edhe ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, e quan tallje me publikun, duke thënë se kjo është një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për të ushtruar kontroll te disa politikanë që dalin kundër urdhrave të kryetarëve të tyre.

“Tallje me publikun, është rrëzuar në 2018 për shumë shkelje. Nga pikëpamja juridike është nul juridik. Në 2017 Luli në çadër thoshte që ka një komplot mafioz të ambasadorëve dhe Edi Ramës, për të kapur vettingun e gjyqësorit dhe SPAK është produkti i kësaj, tani si do e bëjë SPAK Vettingun  e politikanëve. Ky është maskarallëk politik për të ushtruar ndikim te SPAK për politikanë të caktuar kundërshtar të Ramës dhe Bashës t’i çojë SPAK, do i kthejë politikënët në kukulla të bindur ndaj Ramës dhe Bashës, është një marrëveshje e shkruar shumë kaherë. E kam të qartë, nuk e dyshoj”, tha Hoxha.

Që është një marrëveshje Rama-Basha është i mendimit edhe Andi Përmeti. “Basha jep 3 propozime, (Vettingu në politik, territorialja dhe zgjedhore), për të marrë njërën, në këmbim të dhënies së votës për zgjatjen e afatit të KPK-së”, tha Përmeti, me bindjen se Vettingu i politikanëve nuk do të pranohet.

“Besoj që kemi një marrëveshje paraprake mes Bashës dhe Ramës dhe në këtë rast asnjë rast në një marrëveshje publike nuk mund të marrë të gjitha, Basha ka shtruar 3 teza për të marrë 1, dhe kjo nuk ka për të kaluar”, tha Përmeti.

g.kosovari

Next Post
Zbuloni se ku do të luhen tre finalet e radhës të Champions League, UEFA përcakton stadiumet

Zenit – Juventus, Barcelona – Dynamo Kiev/ Champions vazhdon sot me tetë ndeshje të tjera interesante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In