• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vettingu” dhe pyetjet për dilemat e gjyqtarëve mbërrijnë në Venecia, pritet opinioni

by A R
29/10/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i Vettingut ka mbërritur në Komisionin e Venecias. Gjykata Kushtetuese nuk e vonoi procesin  e përkthimit dhe ia arriti të realizojë dërgimin në Venecia të ligjit të përkthyer brenda tre diteve nga marrja e vendimit për pezullimin e tij, duke përmbushur edhe pritshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për ta referuar çështjen pa vonesë në komisionin e Venecias.

Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dedja konfirmoi për Top Channel se materiali është dërguar të premten pasdite bashkë me pyetjet përkatëse, të cilat reflektojnë dilemat e gjyqtarëve që morën vendimin e pezullimit.

Pyetjet kanë të bëjnë me përmbushjen nga ligji i Vettingut të standardeve të Konventes Europiane për të Drejtat e Njeriut. Veçanërisht në dy nene të tij, ato që përcaktojnë të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor dhe të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare.

Ligji i Vettingut detyron kontrollin e telefonit, mesazheve dhe çdo komunikimi tjetër të personave që do të punojnë në organet e reja të Vettingut dhe të disa organeve të tjera të drejtësisë, kryesisht atyre të spakut. Hera e fundit që Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias ishte marrja e opinionit për ligjin e pronave në fund të qershorit.

Kthimi i përgjigjes zgjati pothuajse 4 muaj, por besohet se me ligjin e Vettingut koha mund të shkurtohet ndjeshëm. Të pakten dy burime konfirmuan për Top Channel se Komisioni i Venecias nuk do ta  vonojë përgjigjen dhe do ta trajtojë me prioritet çështjen e mbërritur nga Shqipëria, duke qënë se ky është një ligj që ka pezulluar të gjithë zbatimin e reformës në drejtësi./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 30 Tetor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In