Pas pesë ditëve karantinë rikthehet vettingu, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të zhvillojë të mërkurën seancën e radhës.
Seanca i përket shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit gjyqtarin Bib Ndreca, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.
Vendimi pritet të shpallet të mërkurën më 25 mars ora 11:00 pranë Pallatit të Kongreseve ndërsa trupa gjykuese do të vlerësojë nëse Ndreca do të jetë ende pjesë e sistemit duke u konfirmuar apo do të shkarkohet, shkruan “shqiptarja.com”.
Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko janë pjesë e trupës gjykuese që ka vlerësuar gjyqtarin Ndreca për pasurinë, integritetin moral dhe atë profesional. /e.s/