• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vettingu, Bylykbashi: Jemi të palëkundur për dërgimin e përkthimit të gabuar në Venecia

by Java News
06/12/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, se “ligji i vettingut po vonohet nga frika”. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka theksuar se opozita është e palëkundur nga qëndrimi i saj për dërgimin e përkthimit të gabuar të ligjit në Komisionin e Venecias.

Bylykbashi ka paraqitur një seri provash “kokëforta”, të cilat vërtetojnë sipas tij se teksti i Vetting-ut është deformuar në mënyrë të qëllimshme.

“Që në momentin kur u miratuan amendamentet për Kushtetutën, PD e ka mbështetur largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por kjo nuk bëhet duke manipuluar përkthimin, duke bërë që Komisioni i Venecias të hyjë në drejtim të gabuar. Ka një tentativë që të bëhet e mundur që ligji i Vetting-ut të mos konsiderohet si një ligj që ka probleme të rënda. Kushtetueshmëria nuk arrihet me deformimin e ligjit dhe as me etiketimin e atyre që e kanë konstatuar”, ka thënë Bylykbashi.

Provat e publikuara nga deputeti Bylykbashi:

“Gjykata Kushtetuese, më 25 tetor, pati presion nga mazhoranca për ta çuar pa asnjë vonesë ligjin në Komisioni i Venecias. Më 25 tetor u mor vendimi, më 28 tetor është dërguar nga gjykata në Venecia përkthimi i ligjit.

Nga kontaktet zyrtare me Gjykatën Kushtetuese, përkthimi i dërguar është i bërë nga Euralius. Komisioni i Venecias ka publikuar më 16 nëntor tekstin e Kushtetutës dhe ligjit.

Me dokumentat e publikuara online, Komisioni i Venecias ka bërë një transparencë të plotë: ka tekstin e Kushtetutës, ligjin me tekstin e gabuar, si dhe ligjin e përkthyer dhe të dërguar më pas. Ndërkohë, web site të tjera, përfshirë EURALIUS, i kanë hequr përkthimet e mëparshme që ishin në faqet e tyre.

Ekspertët e PD e zbuluan më 25 nëntor këtë deformim duke mbikëqyrur fletët e ligjit në faqen e Komisionit të Venecias. Kjo ju bë prezente Gjykatës Kushtetuese, që mori përsipër të bëjë përkthimin zyrtar me ekspertë të licencuar nga Ministria e Drejtësisë.

Gjykata mori përsipër se ka dërguar ligjin, por jo tekstin e Kushtetutës. As ministria e Drejtësisë nuk e ka dërguar. Mbetet për t’u sqaruar kush e ka dërguar, sepse në faqen e KV thuhet se ai përkthim është dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare. Duhet të kuptohet kush ishte ky autoritet shtetëror që donte të conte diçka të gabuar. Kemi vënë në dijeni KV.

Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe KV e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin. ka edhe një fakt tjetër të rëndë. KV tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në web site, por datën 16 tetor.

Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte KV në drejtim të gabuar?

Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht. Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera”.
BW/d.i.

Next Post
Lirohen 6 nga 20 të arrestuarit për sulmin në tentivë terrorist në Mal të Zi

Lirohen 6 nga 20 të arrestuarit për sulmin në tentivë terrorist në Mal të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In