• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vettingu boshatisi “Drejtësinë”/ Ibrahimi: Ndryshime ligjore për vendet bosh. Ja pse e emëruam Elisabeta Imerajn pa mbaruar vettingu

by Java News
01/07/2021 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jane 70% e gjyqtarëve, apo prokurorëve që paraqiten përpara Vettingut, nuk kanë arritur që të sigurojnë vendin e tyre të punës dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

Një situatë e papritur, kjo sipas drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, te deklaruar ne nje interviste vizion plus.

Pyetje: Rreth 70 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët paraqiten përpara Vettingut, nuk kanë arritur që të sigurojnë vendin e tyre të punës dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Ishte e pritshme kjo situatë në momentin kur u hartua reforma në drejtësi?

Gent Ibrahimi: Pa dyshim që efekti anësor i kësaj ka qenë edhe krijimi i këtyre vakancave të shumta, në një sasi dhe në një nivel të papritur në sistemin e drejtësisë. Po shikojmë një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh, që po e lënë sistemin si rezultat i procedurave të Vettingut. Po i afrohemi një niveli afro 70 përqind të atyre që hynë në procesin e Vettingut, por nuk ia dalin. Kjo është e papritur.

Pyetje: Prurjet nga Shkolla e Magjistraturës duket se nuk plotësojnë dot vendet vakante, ndaj KLP ka propozuar dy ndryshime legjislative konkrete. Cilat janë ato?

Gent Ibrahimi: Konkretisht është fjala për dy ndryshime legjislative. I pari ka të bëjë me përshpejtimin e futjes në sistem të studentëve të Shkollës së Magjistraturës. Në rast se ligji aktual parashikon që një student i Shkollës së Magjistraturës emërohet gjyqtar dhe prokuror në krye të tre viteve, ne propozojmë që kjo periudhë të përshpejtohet, pra të futen në sistem brenda dy viteve dhe viti i tretë të konvertohet në një vit pune. Propozimi i dytë është fakti që ish-anëtarët e Këshillave, në përfundim të mandatit të tyre, të emërohen në sistem.

Ibrahimi ka komentuar për Vizion+ edhe kritikat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha para pak ditësh, që mos të ketë pengesa për Reformën në Drejtësi. Për kreun e KLP-së këto pengesa lidhen me kohën e rezultateve nga institucionet.

Gent Ibrahimi: Ngecje mund të kuptohet fakti që ende nuk po i shikojmë rezultatet e institucioneve të reja të krijuara. Këto efekte janë afatgjata. Për shembull, po të marrësh efektet që sjell Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ato janë profesionalizmi dhe integriteti në sistemin e Prokurorisë, sikurse meritokracia, pra janë efekte afatgjata. Nga ana tjetër, efektet që vijnë nga SPAK janë më të shpejta. Kështu që, unë do të thoja që ka një ngecje, por pa dyshim që ka edhe një padurim nga ana e të gjithëve, përfshirë këtu edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, për sa u takon rezultateve.

I pyetur në lidhje me emërimin e kryeprokurores së Tiranës,  Elisabeta Imeraj, pavarësisht se kjo e fundit nuk i ka mbyllur procedurat me Vettingun, Ibrahimi tha se, pa garë dhe pa meritokraci sistemi kalon në kolaps.

Gent Ibrahimi: Ligji nuk e kërkon që, një prokuror apo një gjyqtar të ketë kaluar Vettingun përpara se të transferohet apo të ngrihet në detyrë. E vetmja gjë që kërkon ligji është që një prokuror të mos emërohet në SPAK, në rast se nuk ka kaluar Vettingun. Ne nuk mund të pezullojmë sistemin e karrierës brenda sistemit të prokurorisë deri në përfundim të procesit të Vettingut, i cili përfundon pas 5 vitesh. Po nuk pati sistem karriere, gara profesionale brenda sistemit vdes, meritokracia vdes dhe i gjithë sistemi kalon në kolaps.

Në fund, Ibrahimi shtoi se prokurorët apo gjyqtarët që duan karrierë në drejtësi, do të përballen me Vetting permanent përgjatë gjithë jetës së tyre profesionale../m.j

Next Post
Aleksandër Soros pret Veliajn në New York: Një nga kryebashkiakët më inovativë në botë, Tirana një nga qytetet më të transformuara

Aleksandër Soros pret Veliajn në New York: Një nga kryebashkiakët më inovativë në botë, Tirana një nga qytetet më të transformuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In