Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi axhendën e Vettingut për muajn tetor për gjyqtarët dhe prokurorët, me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja.
Këtë të enjte të 3 tetorit, ora 12:00, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do kalojë në Veting gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do shqyrtojë dosjen e gjyqtarit Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja në seancën dëgjimore të datës 3 tetor që nis në orën 9.00.
Gjyqtarët do t’i nënshtrohen Vettingu-t për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Seancat e KPK, rikthehen pas një pushimi dy mujor.
a.ç











