• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u/ Vetëm 64 nga 164 aplikantë rikthehen te Avokati i Popullit për të plotësuar dokumentet

by Java News
25/03/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa kanë mbetur pak orë nga afati i fundit janë vetëm 64 nga 164 aplikantë për organet e vettingut që janë rikthyer në zyrat e Avokatit të Popullit për të plotësuar dokumentet në dosjet që nga e hëna do të jenë nën monitorimin ndërkombëtar. Edhe 100 kandidatët që nuk janë paraqitur deri tani janë kontaktuar nga ekipi i Totozanit, ndërsa duket se situata politike ka sjellë këtë rënie të interesit në një kohë kur të 27 të zgjedhurit në fund të procesit nga Parlamenti do të kenë shumë privilegje.

“Avokati i Popullit është në punë edhe të shtunë e të dielë, deri në 8 e gjysmë të darkës, për të pritur këta aplikantë, ndërkohë që afati i fundit është ditën e hënë”, deklaron Juliana Cici, ndihmës komisionere pranë AP.

Janë 27 njerëzit e vettingut që do të kryejnë rivlerësimin e plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Pas verifikimit njëjavor të aplikantëve nga Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pas dhënies së rekomandimeve drejtuar Parlamentit do të hyjnë në veprim struktura të tjera verifikimi dhe filtrimi, që duhet të ngrihen nga Parlamenti si Komisioni “ad hoc” i verifikimit me 6 deputetë dhe 12 deputetë në komisionin e vlerësimit.

“Avokati i Popullit, sikundër në fazën e parë, në bashkëpunim të pandërprerë me ONM, do të verifikojë riplotësimin e dokumentacionit nga secili kandidat. Ka një afat 7-ditor për pranimin dhe riverifikimin e këtyre aplikimeve dhe pastaj do t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë”, saktëson Cici. Komsionet e vettingut janë baza e gjithë reformës në drejtësi. Pa miratimin e tyre nuk fillon punë asnjë institucion tjetër që krijohet rishtaz me reformën e në fjalë. Ky proces rezulton i bllokuar pasi opozita prej një muaji ka bojkotuar punimet e Parlamentit.

ma.me

Next Post
Deklaratat e Bashës, PS: Dibranët dallojnë takimin dinjitoz tonin nga ulërimat e PD

Zgjedhjet vendore në Kavajë, PS pritet të kandidojë një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In