• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u/ Si do të funksionojë zbatimi i ligjit? Tri filtrat ku do kalojë në sitë sistemi, gjyqtarët e prokurorët që rrezikojnë  

by Java News
22/12/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Armando Meta

Vetting-u në sistemin e drejtësis shihet gjerësisht si mekanizmi me i përshtatshëm për të rikthyer besimin e humbur ndaj sistemit gjyqësor në vend. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, që i ndezi dritën e gjelbër zbatimit të ligjit të vetting-ut, i sulmuar ashpërsisht nga PD-ja që kërkoi deri dhe shfuqizimin e tij, shihet si një mundësi drejt pastrimit të sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimit të besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Por cilat janë kolonat kryesore ku do të mbështetet zbatimi i ligjit të vetting-ut, i cili pritet shumë shpejt të nisë nga zbatimi? Ato janë tri: pasuria, aftësitë profesionale dhe integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pasuria

Vlerësimi në këtë fazë do të bëhet mbështetur mbi deklarimin e pasurisë që ata kanë bërë. Kjo do të bëjë që të identifikohen ata gjyqtarëve dhe prokurorë që kanë pasuri më të madhe se të ardhurat, dhe sa mund ta justifikojnë atë në mënyrë të ligjshme. Nga ana tjetër në sitë kalojnë edhe ata gjyqtarëve dhe prokurorë, të cilët nuk e kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasurinë e tyre, duke e fshehur atë lart e poshtë sa në emër të gruas, vëllait, apo fare fisit. Pika që përcëllon në ligjin e vetting-ut është se për herë të parë, barra e provës nuk mbetet mbi vlerësuesit, pra shtetin, por i mbetet gjyqtarit apo prokurorit.

Profesionalizmi

Mungesa e profesionalizmit do të bëjë që disa gjyqtarë ose do të heqin përfundimisht mantelin e gjyqtarit, ose do të detyrohen të ri-nisin studimet e juridikut. Kjo do të vlejë si për gjyqtarët ashtu edhe për prokurorët. Formula e bashkëpunimit e komisionit të vetting-ut me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, është përcaktuar për këtë qëllim. Ajo ndjek të njëjtën logjikë, si pjesët e tjera të ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në gjyqësor

Integriteti

Elementi i tretë i vlerësimit të gjyqtarëve, ka të bëjë me integritetin e tyre. Ky element është më specifik se dy elementët e mësipërm. Dy të parët janë të parashikuar në sistemin aktual ligjor pasi lidhen me deklarimin e të ardhurave dhe profesionalizmin. Kriterit të tretë, integriteti, i mungonte një bazë e qëndrueshme ligjore, që ka të bëjë me sjelljen e gjyqtarëve jashtë detyrës. Ky element shihet edhe si bazë e fortë për vendosjen e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit është përgjegjës për sigurimin e transparencës, sigurisë juridike dhe garancive për të mos lejuar abuzimet gjatë procesit të përkohshëm të vlerësimit.Vetting-u vlerësohet gjerësisht se do t’u mundësojë qytetarëve të jenë të barabartë para përpara ligjit, të eliminojë praktikat korruptive dhe të forcojë sundimin e ligjit. Gjykata Kushtetuese hodhi sot një hap të rëndësishëm drejt këtij objektivi.

 

 

 

 

Next Post
Lakra e bardhë, një “minierë” me veti ushqyese

Lakra e bardhë, një “minierë” me veti ushqyese

Comments 1

  1. Artani says:
    9 years ago

    Vazhdoni, vazhdoni e tallni menderen me kete popull o gazetare analiste propagandiste e oborrtare! E cfare do e gjeje Gjin Malokun apo Alaudin maskarain se do i heqin si gjyqtare? Asgje. Do vazhdojne te gezojne pasurite miliardere qe i kane zhvatur nga qytetaret gjithe keta vjet. Zbriten nga mali brekegrisur, u bene miliardere duke liruar kriminele e duke vjedhur prona, dhe vettingu i famshem vetem sa i largon nga posti pa jua prekur asnje kacidhe te pasurise se tyre perrallore.
    Ky do jete rezultati i vetingut, nje vrime ne uje!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In