• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u i policisë/ Kostoja financiare e 3 varianteve që po debatohen

by Java News
10/01/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen për herë të parë të dhëna për koston e një procesi aq shumë të përfolur si vettingu në polici që pritet të reformojë e pastrojë Policinë e Shtetit dhe brenda 2018-ës.
Në procesin e rivlerësimit, pritet të kalojnë 10958 punonjës të Policisë së Shtetit, 1358 punonjës të Gardës së Republikës dhe 117 punonjës të Shërbimit për Çështjeve e Brendshme dhe Ankesat.

Nëse do të zgjidhet varianti i parë i vlerësimit (Më poshtë mund të lexoni të tre variantet) vetëm personeli që do të duhet, mund të jetë më tepër se sa 10- fishi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse zgjidhet varianit i dytë shtesa e parashikuar në buxhet llogaritet rreth 1 miliardë lekë, për punën që do të kryhet brenda një viti. Ndërsa në rast se zgjidhet varianti i tretë shtesa shkon deri në 2 miliardë lekë, për çdo vit veprimtarie.

Më poshtë mund të lexoni të specifikuar secilin prej tre varianteve që mund të zgjidhet për vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

VARIANTI I PARË
Varianti i parë i marrë në shqyrtim është që vlerësimi i të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave do të realizohet nga një strukturë e posaçme jashtë sistemit të Ministrisë së Brendshme, mundësisht një komision i pavarur.
Për funksionimin normal të kësaj strukture do të duhet të ketë edhe sekretariat apo staf teknik, i cili do të ndihmojë dhe mbështesë veprimtarinë administrative.
Përzgjedhja e anëtarëve të këtyre strukturave do të duhet të kryhet me konkurrim të hapur. Anëtarët duhet të kenë eksperiencë të mjaftueshme pune dhe të kenë formim juridik ose financiar me qëllim zhvillimin me sa më efektivitet të detyrës që u ngarkohet.
Stafi teknik duhet të përbëhet nga juristë, specialistë të ekonomisë/financës si dhe personel të tjerë ndihmës. Specialistët juristë do të kenë për detyrë të studiojnë dosjet dhe të përgatisin relacionet, si dhe të kryejnë detyra të tjera që do t’u ngarkohen. Gjithashtu, specialistët e ekonomisë/financës do të kenë për detyrë të studiojnë dosjet nga pikëpamja ekomomike e financiare dhe do të përgatisin relacionin përkatës. Personeli ndihmës do të shërbejë si strukturë mbështetëse ekonomike materiale për plotësimin e nevojave të këtij Komisioni. Specialistët juristë dhe ekonomistë që do të jenë pjesë e sekretariatit do të ishin më të efektshëm nëse do të kishin përvoja të mëparshme në punë e ngjashme, pra të vinin nga një eksperiencë pune ose në fushën gjyqësore ose në fushën e sigurisë publike. Eksperiencat e specialistëve duhet të jenë jo më pak se 5 vjeçare në administratë ose në institucione të ngjashme në mënyrë që specialistët të ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizëm, efektivitet dhe saktësi.
Duke pasur parasysh se vlerësimit do ti nënshtrohen rreth 13.000 punonjës si dhe faktin që procesi i vlerësimit nuk duhet të zgjasë pafundësisht, atëherë duhet që edhe numri i anëtarëve të komisionit dhe strukturave teknike ndihmëse të tij të jetë në proporcion me ngarkesën e parashikuar.
Nëse bëhet një analogji me strukturat e ngjashme të ngarkuara me procesin rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë atëherë rezulton se numri total i anëtarëve të këtij komisioni të ngjashëm, të jetë nga 100 deri në 150 vetë. Po kaq punonjës do të duhet të rekrutohen edhe për strukturën teknike mbështetëse (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 12 anëtarë të cilët do të rivlerësojnë rreth 800 gjyqtarë e prokurorë).
Kryerja e procesit të vlerësimit në këtë formë ka avantazhe po edhe dizavantazhe. Nga njëra anë kjo formë organizimit e bën procesin të pavarur nga çdo lloj ndikimi i brendshëm, më objektiv dhe më të besueshëm qoftë për vetë punonjësit që i nënshtrohen vlerësimit qoftë për publikun.
Nga ana tjetër, kryerja e procesit të rivlerësimit në këtë formë ka disa disavantazhe serioze; procesi do të kërkojë kohë të gjatë për realizimin e tij dhe kosto financiare është e konsiderueshme duke qenë se do të duhet të rekrutohen rreh 200-300 persona të jashtëm. Gjithashtu fakti që duhen rekrutuar një numër shumë i madh personash mund të pengojë zbatimin e tij që nga fillimi.

KOSTOJA PËR VARIANTIN E PARË
Kosto financiare do të jetë padyshim më e madhe se edhe kosto e planifikuar për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve, pasi kjo strukturë do të jetë për të realizuar rivlerësimin për të gjithë punonjësit e sistemit të Ministrisë së Brendshme. Kjo do të thotë se vetëm personeli që do të duhet për këtë variant mund të jetë më tepër sesa 10 – fishi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

VARIANTI I DYTË
Një model tjetër gati diametralisht i kundërt me atë më sipër është kryerja e procesit brenda sistemit të Ministrisë së Brendshme.Ky model kërkon ngritjen e një strukture të tipit Drejtori e Përgjithshme brenda Ministrisë së Brendshme. Kjo Drejtori e Përgjithshme mund të ketë në përbërje tre drejtori, me drejtime pune sipas kritereve – p.sh. Drejtoria e Verifikimit të Pasurisë, Drejtoria e Verifikimit të Integritetit dhe Drejtoria e Përcaktimit të Nivelit Profesional.
Në qarqe mund të operojnë për realizimin e rivlerësimit degë rajonale të cilat mund të ndahen gjithashtu në sektorë sipas kritereve të përgjithshme të vlerësimit. Strukturat rajonale do të duhet të kenë varësi hierarkike nga strukturat qendrore.
Në përbërje të këtyre strukturave mund të rekrutohen apo komandohen punonjës ekzistues duke përdoru burime njerëzore dhe materiale të Ministrisë së Brendshme.
Kryerja e procesit të rivlerësimit në këtë realizohet brenda strukturave të Ministrisë së Brendshme në një kohë më optimale me pak kosto financiare shtesë për buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër, kryerja e procesit të rivlerësimit në këtë formë ndikon negativisht në pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e procesit duke qenë se këto organe mund të jenë lehtësisht të ndikueshme nga Ministria e Brendshme.

KOSTOJA PËR VARIANTIN E DYTË
Sipas variantit të dytë vlerësojmë se kërkohet një shtesë në buxhet për funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rivlerësimit, si dhe komisioneve rajonale sipas qarqeve. Shtesa në buxhet argumentohet nga specifika e punës, duke patur parasysh se punonjësit që do të realizojnë rivlerësimin do të marrin shtesë page për vështirësi deri në 50% të pagës aktuale. Pjesa më e madhe e shpenzimeve do të përballohet nga buxhetet e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së, ndërsa shtesa ka të bëjë me trajtimin e veçantë, që kërkohet për anëtarët e komisioneve e punonjësit e tjerë. Shtesa totale llogaritet në rreth 1 miliardë lekë, për punën që do të kryhet brenda një viti.

VARIANTI I TRETË
Duke vlerësuar numrin e madh të punonjësve që duhet të kalojë në procesin e rivlerësimit, pra 10958 punonjës të Policisë së Shtetit, 1358 punonjës të Gardës së Republikës dhe 117 punonjës të Shërbimit për Çështjeve e Brendshme dhe Ankesat si dhe kohën e shkurtër për zhvillimin e këtij procesi mund të konsiderohet edhe një model i “përzier”. Modeli i përzier presupozon në radhë të parë ndarjen e procesit në të paktën tre faza, ku organet e vlerësimit të rekrutuara nga jashtë sistemit të Ministrisë së Brendshme, të integrohen në vazhdimësi me anëtarë të rinj të zgjedhur nga ata punonjës të institucioneve që u nënshtrohen vlerësimit që kanë kaluar për vete me sukses këtë proces.

KOSTOJA PËR VARIANTIN E TRETË
Për variantin e tretë do të kemi një personel të ri të punësuar prej 30 punonjësish, gjë që do të thotë se kosto e tyre është më pak se 1/6 e kostos të planifikuar për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ngritja dhe funksionimi i komisioneve për nivelet e tjera të këtij varianti ka kosto vetëm në lidhje me pagat dhe mbështetjen logjistike. Niveli i këtyre pagave do të jetë jo më pak se 1.5 herë e pagës aktuale që ka punonjësi i policisë me gradën “Drejtues”. Të llogaritur në tërësi shpenzimet e komisioneve të vlerësimit sipas këtij varianti mund të jenë rreth 2 miliardë lekë, për çdo vit veprimtarie. balkanweb

ma.me

Next Post
‘Pleqëri të mbarë hileqare’, reagon Hafizi: Jam shumë e rënduar…

Hafizi sulmon Blushin: Po tenton të uzuropojë LIBRA-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In