• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING-U/ Pikëpyetjet mbi Gjykatën e Lartë, në korrik 6 gjyqtarëve u mbaron mandati

by Java News
09/05/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që nga krijimi i saj Gjykata e Lartë pas më pak se dy muajve në korrik 2017 do të ketë më pak se gjysmën e gjyqtarëve që parashikon ligji prej 19 anëtarëve.
Më 8 korrik 2017 6 gjyqtarëve ju mbaron mandati ndërsa pasuesit e tyre nuk mund të zgjidhen për shkak se ende nuk është miratuar ligji i Vettingut dhe nëse gjyqtarët nuk do të preferojnë të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit, atëherë kolegji penal rrezikon të mos formojë më shumë se një trup gjykuese.

Në korrik largohen 6 gjyqtarë
Mbarimi i mandatit për 6 gjyqtarë të lartë pritet të sjellë një situatë të paprecedentë në Gjykatën e Lartë që prej themelimit të saj, ku mosmiratimi i Vettingut bëhet shkak për mos zëvëndësimin e gjyqtarëve dhe pse atyre ju mbaron mandati.

ReportTv ka mësuar se më 8 korrik 2017 kjo gjykatë do të mbes me 9 anëtarë nga 19 që parashikon ligji, pra 10 më pak. Gjyqtarët të cilëve ju mbaron mandati pas më pak se dy muajve janë Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Andi Çeliku, Aleksander Muskaj.

Ligji parashikon 19 gjyqtarë, mungojnë 4
Por çfarë ndodh me Gjykatën e Lartë?
Aktualisht kjo gjykatë funksionon me 15 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Por pjesë aktive në gjyqe janë 14 toga të zeza. Kjo pasi një nga 15 gjyqtarët, gjykatësja Majlinda Andrea është e pezulluar dhe e pandehur me akuzën e korrupsionit dhe për të prokuroria ka kërkuar dënim me 4 vite burg.

Përfundimi i mandatit për 6 gjyqtarë përfshi dhe Andrean do të reduktojë numrin e gjykatësve në 9-të, e për pasojë do të formohet vetëm 1 kolegj me 5 gjyqtarë dhe pse numri i çështjeve penale e civile në këtë gjykatë është me mijëra në pritje.

Sipas ligjit mandati i një gjyqtari mbaron 9 vite pas emërimit të tij dhe asnjë nga anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk mund të rizgjidhet, ndërsa ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvëndësuesit.

Në Gjykatën e Lartë dhe pse me mandate të përfunduar në detyrë vazhdon të qëndrojë gjyqtari Ardian Dvorani pasi pasuesi i tij nuk është zgjedhur ndërsa nga 9 vite Dvorani në këtë post qëndron prej 2005 plot 12 vite. I pazëvëndësuar mbeti dhe mandati Ardian Nunit i cili pak muaj më parë u dorëhoq nga detyra e gjykatësit.

Sipas ndryshimeve kushtetuese të gjithë gjyqtarët aktiv në sistemin e drejtësisë dhe ata që futen i nënshtrohen procesit të Vettingut por mosmiratimi i tij deri në legjislaturën e ardhshme do të jetë pengesë dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj.

Nuk dihet nëse gjyqtarët që ju mbaron mandati do të tërhiqen nga sistemi apo do të qëndrojnë deri në zgjedhjen e pasuesve të tyre, por 8 korrik 2017 do të sjell për herë të parë mungesën e më shumë se gjysmës së gjykatësve në Gjykatën e Lartë duke mbetur 9 nga 19 që duhet të jenë. shqiptarja.com

ma.me
Next Post
Ky Muri i Turmes!

Për Shpresën Europiane të shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In