• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING / PD ka dy skenarë për seancën. Tabaku: Nesër marrim vendimin  

by Aalison Pearse Stevens
29/08/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

Partia Demokratike po luhatet mes dy skenarëve në lidhje me seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet të votohet projektligji për vetting-un. Por, ashtu siç konfirmoi edhe për Javanews deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, “nesër do të merret vendimi sesi do të veprojë grupi parlamentarë i PD-së”. Krerët e PD-së, duket se janë në pritje të ndonjë marrëveshje të minutave të fundit me mazhorancën, gjë që ka shtyrë për nesër marrjen e vendimit të saj nëse do të jetë e pranishme në Kuvend, ose edhe nëse do të shkojë, cila do të jetë strategjia që ajo do të ndjekë gjatë kësaj seance parlamentare.

Pavarësisht kësaj, Javanews ka arritur të mësoje se skenari i parë i saj, për të cilin edhe po investohet gjatë këtyre orëve para fillimit të seancës, është ai që ka të bëjë me një përpjekje të saj që amendamentet që ajo ka hartuar për vetting-un, të jenë objekt diskutimi në seancën plenare. Për këtë qëllim ajo sot ka depozituar edhe 28 amendamente si forcë politike dhe dhjetra amendamente të tjera të hartuara nga deputeti i PD-së, Arben Ristani, të cilat do të kërkohen të miratohen në seancë.

Ndonëse ka pak gjasa që këto amendamente të PD-së të pranohen nga shumica parlamentare, pasi ato paraprakisht janë hedhur poshtë nga ekspertët ndërkombëtarë, krerët e PD-së rishtazi ngulin këmbë që ato të miratohen, duke dhënë mesazhin që përtej kundërshtimeve që kanë SHBA dhe BE ndaj amendamenteve të PD-së, ato amendamente të miratohen si produkt i një marrëveshje politike mes PS-së, PD-së dhe LSI-së.

Parë në esencë, amendamentet e PD-së deformojnë thuajse tërësisht qëllimin e vetting-ut, duke lënë të hapur mundësinë që shumë prokurorë dhe gjyqtarë t’i shpëtojnë darës së filtrimit. Shumë ekspertë i vlerësojnë ato amendamente të lidhur emra të veçantë në sistemin e drejtësis. Është e qartë tashmë se shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë mbuluar çështje të ndjeshme korruptive gjatë qeverisjes së PD-së, thuajse nuk kanë më asnjë mundësi të jenë pjesë e këtij sistemi, pasi vendimet e tyre dukshëm kanë qenë në kundërshtim me ligjin, në favor të interest politik të PD-së dhe në dëm të interest publik.

Nga ana tjetër mësohet se PD-ja mund të ndjekë të njëjtën strategji që ndoqi në komisionin e posaçëm parlamentarë për Reformën në Drejtësi ku mori pjesë në debatin për amendamentet e paraqitura prej saj dhe në çastin e votimit ajo nuk mori pjesë. Thënë qartë, PD-ja do të marrë pjesë në seancë ku do të kërkojë diskutimin e amendamenteve të saj. Nëse ato nuk miratohen nuk do të marrë pjesë në votim. Paralelisht ajo po bën përpjekje që pjesë e kësaj strategjie të jenë edhe partitë aleate të saj, për të vështërsuar numërat në Kuvend për miratimin e projekligjit për vetting-un. Pritet që nesër në Kuvend të mos jenë të pranishëm disa deputetë pranë opozitës, me “justifikimin se janë me pushime”. Ky fakt është konfirmuar tashmë edhe për Javanews. Pavarësisht këtyre kundërshtive të PD-së, pritet që nesër projektligji për vetting-un të miratohet nga shumica parlamentare e cila ka korumin e duhur prej 84 votash që nevojiten për miratimin e këtij projektligji. Por edhe PD-ja ka lenë një derë hapur për ti kundërvënë këtij projektligji edhe nëse shumica e miraton. Ajo po sheh mundësinë për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjithësesi, çmimi politik që PD-ja po paguan, duke iu kundërvënë SHBA-së dhe BE-së, do të ketë pasojat e veta.

 

Next Post
FOTOlajm/ Grotesku i “ndërmarrjes” shqiptare…

FOTOlajm/ Grotesku i "ndërmarrjes" shqiptare...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In