• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING-U/ Pasojat dramatike të vendimit të Kushtetueses, ngrin Byroja dhe Gjykata Speciale

by Java News
30/10/2016 10:32
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pezullimit të ligjit të Vetingut “ngrin” edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, superstruktura e projektuar nga amerikanët për të hetuar krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese, me sa duket, me një gurë ka vrarë shumë zogj, duke e futur Reformën në Drejtësi në “kalendat greke”, sipas investimit dhe interesave politike të Sali Berishës dhe rrethit të tij politik, të identifikuar si pjesë e fronit anti-reformë. Hyrja në fuqi e ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i quajtur ndryshe ligji për SPAK, nuk do të prodhojë asnjë efekt dhe asnjë lëvizje.

Pezullimi i Vetingut, i ligjit themelor për zbatimin e Reformës në Drejtësi, pamundëson ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Kështu, pas armatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, qetësia e përkohshme, ndoshta deri pas zgjedhjeve të 2017, është rikthyer edhe në radhët e politikanëve, një pjesë e të cilëve do të jenë objekt i veprimit të Byrosë së Hetimit.

Po ashtu, përkohësisht, buzëqeshja është rikthyer edhe tek protagonistët e dosjeve të pagjykuara, e krimeve njerëzore dhe ekonomike, të konsumuara që pas rënies së regjimit komunist. Në Kushtetutën e re dhe ligjin e SPAK janë hequr kufizimet kohore sa i takon rihapjes së dosjeve të vjetra nga Byroja e Hetimit dhe Prokuroria Speciale.

Konfirmimi
Bllokimi i ngritjes së institucioneve të reja anti-korrupsion konfirmohet si nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike ashtu edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Eksperti ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha për Shqiptarja.com se komisioni i posaçëm që bën verifikimin e pasurisë dhe figurës të anëtarëve dhe drejtuesve të institucioneve të reja anti-korrupsion nuk mund të ngrihet, për shkak se dy anëtarë të komisionit, që do të jenë prokurorë specialë, duket t’i nënshtrohen procesit të Vetingut.

“Byroja Kombëtare e Hetimit ngrihet nga Komisionin e Posaçëm që do të bëjë verifikimin, por ndikohet për shkak të prokurorëve. Nuk mund të emërohen prokurorë të posaçëm anëtarë në këtë komision nëse nuk kanë kaluar Vetingun. Komisioni nuk mund të ngrihet sepse duhet të jenë dy prokurorë të posaçëm”, tha Bardhi.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, njëherësh anëtare e komisionit për Reformën në Drejtësi, u shpreh për Shqiptarja.com se pezullimi i ligjit të Vetingut nga Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Partisë Demokratike, ka dëmtuar të gjithë procesin. Edhe zonja Hysi konfirmoi pamundësinë e ngritjes së Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Kristaq Kume
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, pohoi për Shqiptarja.com se, çdo anëtar i institucioneve të reja të drejtësisë, si rregull, duhet të kalojë procesin e Vetingut. “Çdo anëtar i institucioneve të reja të drejtësisë, si rregull, duhet të kalojë procesin e Vetingut.

Për mua nuk ka rëndësi nëse është shkruar apo jo në ligjin e SPAK, por nuk ka asnjë dyshim se kushdo që do të jetë i punësuar pas kësaj në sistemin gjyqësor, duhet të kalojë procesin e Vetingut. E gjithë puna dyvjeçare për këtë gjë është bërë, për procesin e Vetingut”, pohoi Kume.

Kushtet
Kandidatët për gjyqtarë, prokurorë specialë dhe hetues të Byrosë së Hetimit duhet të plotësojnë disa kushte. Kushtet e sigurisë para caktimit në detyrë janë kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Po ashtu kusht është dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake si dhe dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Për verifikimin e kushteve do të ngrihet një komision i posaçëm me 5 anëtarë. Dy anëtarë të komisionit duhet të kalojnë procesin e Vetingut.

ma.me

Next Post
Armina Mevlani: Do i laja këmbët Sali Berishës, blej te gabi

Armina Mevlani: Do i laja këmbët Sali Berishës, blej te gabi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In