• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetting”-u, Meta: Reforma në drejtësi mos jetë pjesë e debatit konfliktual politik  

by Java News
04/11/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Karel Schëarzenberg me të cilin vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin ndërparlamentar.Schëarzenberg u shpreh se “pavarësisht sfidave që po kalon Bashkimi Evropian, procesi i zgjerimit dhe i integrimit të të gjithë vendeve të Ballkanit duhet përshpejtuar dhe në këtë drejtim duhet avancuar me axhendën e reformave ambicioze të ndërmarra siç është ajo e sistemit të drejtësisë”.
Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se kjo reformë do të zbatohet ndaj dhe procesi i Vettingut është shumë i rëndësishëm të bëhet në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë, dukë vënë në dukje gjithashtu se nevojitet më tepër përgjegjshmëri nga palët politike me qëllim që procesi i reformës të jetë sa më pak pjesë e debateve konfliktuale politike të brendshme.
Mandej duke u fokusuar tek raportet Shqipëri-Çeki, Meta shtoi se “marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, por mendoj mund të bëjmë më shumë për nxitjen e raporteve ekonomike dhe tregtare dhe në këtë kuadër çmojmë kontributin tuaj të vyer”, – nënvizoi Kreu i Kuvendit.Nga ana e tij, z. Schëarzenberg u shpreh se ishte i lumtur që ndodhej në Tiranë dhe i befasuar me përparimin e madh të Shqipërisë. “Sa herë vij në Shqipëri e gjej gjithnjë e më të zhvilluar”, u shpreh ai , duke vlerësuar njëkohësisht rritjen e numrit të të rinjve çekë që vizitojnë Shqipërinë, të cilët mrekullohen jo vetëm me bukuritë, por veçanërisht me mikpritjen shqiptare.
Meta theksoi se vizita e z. Schëarzenberg kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit.
ma.me
Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Të dehur dhe pa patentë, 4 shoferë të arrestuar, 1576 gjoba për shkelje 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In