Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Etleva Deda.
Trupa gjykuese që drejtoi procesin e vettingut për Dedën përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Roland Ilia anëtar.
Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar.
Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, Deda kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
g.kosovari