• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u/ Hileja e PD-së për të shpëtuar veten: Hetoni vetëm pas 2013

by Aalison Pearse Stevens
26/08/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Mjafton të analizosh në linjë lineare qëndrimin e PD-së kundër Reformës në Drejtësi, sidomos kundër vetting-ut nga ndërkombëtarët, për të kuptuar qartazi se ajo ka një sërë arësyesh që kjo reformë të jetë e cungët dhe mundësisht e shtyrë për në “kalendat greke”. Kjo pasi ajo realisht nuk është e interesuar që shumë afera të qeverisjes së saj thellësisht korruptive, të mos zbardhen kurrë. Personazhe të këtyre skandaleve seriale, janë disa prej figurave qendrore të kësaj partie, duke filluar që nga kryetari aktual i PD-së, ish- kryeministri Berisha dhe një rradhë e gjatë ish- ministrash të qeverisë “Berisha”.

Në draftin paralel të opozitës parashikohet që organet e rivlerësimit, konkretisht Komisioni i Rivlerësimit, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të hetojnë vetëm dosjet e tre viteve të fundit të gjykuara nga gjyqtari apo të trajtuara nga prokurori. Pikërisht për përcaktimin e afateve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ekspertët e opozitës kanë shtuar një nen të posaçëm.

Në pikën katër të nenit 6 të projektit të PD, ku flitet për periudhën e rivlerësimit, thuhet se, si rregull, vlerësimi profesional përfshin çështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit në 3 vitet e fundit të periudhës së rivlerësimit. Edhe vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës së prokurorit dhe gjyqtarit, sipas variantit të PD, shtrihet për periudhën nga data 1 Janar 2012 dhe deri në ditën e dorëzimit sipas këtij ligji të deklaratës së detajuar për figurën të subjektit të rivlerësimit.

Që në krye të herës PD-ja ka këmbëngulur që objekt i këtyre hetimeve të mos jetë qeverisja e saj, por vetëm periudha nga viti 2013 e këtej, kohë në të cilën ajo dorëzoi pushtetin. Në disa tekste gjenden të shkruara këto pretendime të PD-së, të cilat synojnë të amnistojnë të gjithë bëmat e qeverisjes së saj nga viti 2005 deri në vitin 2013. Fakti që kjo kërkesë e saj këmbëngulëse është hedhur poshtë, ka bërë që PD-ja të marrë edhe një qëndrim zyrtarë kundër vetting-ut, pasi ky proces jo vetëm që do të zhbëjë mburojat e saj politike në sistemin e drejtësisë, por nga ana tjetër do t’i hapë rrugë hetimeve për aferat e çdo lloji, duke përfshirë thuajse një pjesë të konsideruesdhme të çështjeve madhore korruptive dhe kriminale që kanë bashkëshoqëruar tranzicionin shqiptar gjatë këtyre 25 viteve.

Është shumë e vështirë që SPAK të mbuloj “diellin me shoshë” sa i përket aferës korruptive të vjedhjes së mbi 200 milion eurove të rrugës Durrës- Kukës, në të cilën është i përfshirë “këmbë e kokë” kryetari aktual i PD-së, Basha. Kjo aferë është provuar qartazi nga prokuroria mbi bazën e dokumentave “e zeza mbi të bardhë”. Por Basha arriti t’ia hedhë jo sepse u gjykua dhe doli i pafajshëm, por nëpërmjet raporteve mjekësore.

Një çështje tjetër është edhe Gërdeci, ku një fshat i tërë u shfaros dhe 26 persona humbën jetën, si pasojë e një afere të pastër korruptive në të cilën ishin përfshirë organe shtetërtore, familjarë të ish- kryeministrit Berisha. Vetëm për qëllime korruptive qeveria “Berisha” hartoi edhe kuadrin ligjor, i cili i hapi rrugën trafikut të armëve dhe fishekëve, trafik i cili pati pasoja tragjike për një fshat të tërë dhe punonjësit në këtë pikë demontimi, me pasojë vrasjen e 26 personave. Nga etja për fitime sa më të mëdha dhe siç është provuar demontimi po kryhej në kushte primitive, gjë që solli si pasojë edhe katasrofën. Dosja “Gërdeci”, nëpërmjet presionit politik ndaj drejtësis nga ana e qeverisë Berisha, e cila ishte dhe përgjegjësja për këtë tragjedi, është “groposur”, siç u groposën edhe 26 të vrarët në Gërdec.

Por a mbarojnë këtu skandalet? Apsolutisht jo. Një çeshtje tjetër e nxehtë është edhe vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm me 21 janar 2011, vetëm 20 metra poshtë zyrës së ish- kryeministrit, Berisha. Vrasjet ishin publike nga godina e kryeministrisë. Por ashtu si dhe më Gërdecin, u ndoq e njëjta strategji nga ana e qeverisë Berisha. Presion politik dhe shantazhe për ta mbyllur 21 janarin për të groposur këtë dosje ashtu siç u groposën edhe 4 të vrarët në Bulevard.

Këto janë disa prej çështjeve të bujshme publike, por janë edhe një sërë aferash të tjera korruptive, sidomos me koncesionet, ku ish ministra dhe zyrtarë të PD-së kanë futuar duart thellë duke rrjepur deri dhe qindrakat nga buxhetit I shtetit në dëm të qytetarëve të këtij vendi. Ja pse PD-ja, dhe personalisht Berisha dhe Basha nuk janë të interesuar që vetting të bëhet nga ndërkom,bëtarët, ose edhe nëse bëhet nga ndërklombëtarët periudha e qeverisjes së tyre 8 vjeçare të jetë jashtë sferës së hetimit.

ma.me

Next Post
Mbështeti Shkëndijën në stadium, mediat maqedonase shpërthejnë kundër Zaev-it

Mbështeti Shkëndijën në stadium, mediat maqedonase shpërthejnë kundër Zaev-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In