• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTING-U/ Hetimi i pasurisë, dorëheqjet, filtrat me të cilat do përballen gjyqtarët e prokurorët

by Java News
01/02/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar dje afati ligjor për dorëzimin e deklaratave të pasurisë dhe dokumentacionin justifikues pranë ILDKP nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë, në funksion të zbatimit dhe të veprimit të ligjit të Vetingut. Përfundimi i afatit 30-ditor i hap rrugë një prej proceseve më të rëndësishme, siç është kontrolli i ligjshmërisë së pasurisë së deklaruar dhe hetimi i pasurive të fshehura, brenda apo jashtë vendit.

4 orët e fundit, dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë mësynë zyrat e ILDKP, për të dorëzuar në kohë deklaratat e pasurisë. Për të përballuar fluksin, ILDKP shtoi burimet njerëzore, ndërsa vendosi të pranonte deklaratat edhe të shtunën e të dielën. Edhe ditën e djeshme, deri në orën 18:00, ILDKP ka pritur dorëzimin dosjeve të pasurive nga gjyqtarë dhe prokurorë.

Pas përfundimit të afatit, Inspektoriati i Pasurisë do të evidentojë subjektet që nuk kanë dorëzuar deklaratat, ndërsa do të nisë menjëherë me kontrollin e ligjshmërisë së pasurisë. Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët nuk kanë dorëzuar dosjen e pasurisë, largohen automatikisht nga sistemi. Po ashtu, do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë edhe prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nga procesi i hetimit rezultojnë që nuk e justifikojnë pasurinë me dokumentacion ligjor, që kanë fshehur pasurinë, kanë bërë deklarim të rremë apo janë në konflikt interesi.

Nga sistemi do të largohen gjithashtu edhe subjektet që kanë një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme. Për çdo rast, ILDKP do t’u propozojë institucioneve të Vetingut konfirmimin apo largimin e subjektit nga detyra.

Kontrolli i figurës dhe aftësisë profesionale
Ditën e djeshme ka përfunduar afati edhe për dorëzimin e deklaratës për kontrollin e figurës dhe formularin për aftësitë profesionale. Neni 35 i ligjit të Vetingut parashikon që subjekti i rivlerësimit plotëson deklaratën për kontrollin e figurës, brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të tij dhe e dërgon atë pranë Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo e fundit fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës.

Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijojnë një grup pune për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga konstituimi i grupit të punës, verifikon nëse informacioni është i saktë dhe nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.

ma.me
Next Post
Portalet e Zenit dhe frika e PD në zgjedhjet e 2017-ës

AFERA 'CEZ'/ Sot Shkëlzen Berisha në komisionin hetimor, në rast refuzimi do të sillet me forcë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

March 9, 2026
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In