• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vetting” për punonjësit në aeroporte/ Qeveria përgatit Kodin e ri Ajror për rritjen e sigurisë pas grabitjeve në Rinas

by Java News
17/07/2019 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka përgatitur një projektligj, që mendohet të rishikojë Kodin Ajror, aktualisht në fuqi, me shtimin e rregullave më strikte për kontrollin dhe sigurinë. Drafti është paraqitur për diskutim me grupet e interesit. Në draftin prej 165 nenesh, 18 më shumë se ai aktuali, kapituj të veçantë zë raportimi i incidenteve dhe ngjarjeve të ndodhura si gjatë fluturimit të avionit apo dhe përpara nisjes. Incidentet, apo aksidentet e ndodhura do të hetohen nga një strukturë e veçantë në varësi të ministrisë së Energjetikës, që do të quhet Autoriteti Kombëtar i Investigimit të aksidenteve të Sigurisë së operimit në Aviacionin civil, por që në këtë proces përfshihet edhe Autoriteti Aviacionit Civil.

Autoriteti
Autoriteti i Investigimit do të jetë nga pikëpamja funksionale dhe organizative i pavarur nga autoritetet e aviacionit, të cilët mbikëqyrin vlefshmërinë ajrore, licensimin, operimin e një avioni, mirëmbajtjen, licensimin e personelit, kontrollin e trafikut ajror dhe operimin e aerodromeve, si edhe nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, interesat ose misioni i të cilëve mund të jenë në konflikt me detyrën e ngarkuar tek Autoriteti i Investigimit, ose mund të influencojnë në objektivitetin e këtij autoriteti.

Për incidentet apo ngjarjet e rënda, ky Autoriteti ka të drejtë që të marrë në hetim personat e përfshirë, si dhe të hartojë edhe një raport që duhet t’ia paraqesë Këshillit të Ministrave, ministrisë së linjës. Në kuptimin e këtij Kodi, “ngjarje” do të thotë çdo gjë që lidhet me sigurinë e operimit, e cila rrezikon ose e cila, nëse nuk korrigjohet ose trajtohet, mund të rrezikojë një avion, pasagjerët e tij ose ndonjë person tjetër, dhe përfshin në veçanti një aksident ose incident të rëndë.

Qëllimi i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe i incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo përgjegjësisë. “Raportimi i detyrueshëm do të realizohet për ngjarjet të cilat mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e aviacionit që lidhen me: ngjarje që lidhen me operimin e avionit; ngjarje që lidhen me kushtet teknike, mirëmbajtjen dhe riparimin e avionit; ngjarje që lidhen me shërbimet e navigimit ajror dhe facilitetet; ngjarje që lidhen me aerodromet dhe shërbimet e përpunimit në tokë”.

Siguria
Grabitja e 9 prillit të këtij viti, kur u thye perimetri i sigurisë dhe persona të maskuar morën brenda territorit të aeroportit të Rinasit rreth 6 milionë euro që po transportoheshin jashtë Shqipërisë, ka ndikuar që në draftin e ri të parashikohet edhe një “vetting” për punonjësit në aeroporte. Sipas nenit 124, personeli i aviacionit, që do të ketë akses në zonat me siguri të kufizuar ose që punon në pozicione të lidhura me sigurinë, i nënshtrohet kontrollit të së kaluarës për një periudhë jo më të shkurtër se pesë vjet. Kontrolli përsëritet në intervale të rregullta, të cilat nuk duhet të tejkalojnë periudhën prej pesë vjetësh. “Kontrolli i së kaluarës kryhet me kërkesë të AAC-së nga ministria që mbulon çështjet e rendit publik, në përputhje me rregulloren e miratuar nga ministria përgjegjëse për rendin publik. Ofruesit e shërbimeve në aviacionin civil kanë të drejtë për t’i propozuar AAC-së inicimin e kontrollit të së kaluarës për personelin përkatës. AAC-ja miraton dhe publikon kriteret skualifikuese të lidhura me kontrollin e së kaluarës”, thuhet më tej në projektligj.

Gjobat
Për moszbatim të neneve këtij Kodi parashikohet vendosja e gjobave ku për individët ajo shkon deri në 200 mijë lekë të reja, ndërsa për subjektet varion nga 500 mijë deri 2 milionë lekë të reja. Këto sanksione mund të shoqërohen edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licensës, certifikatës apo dëshmisë përkatëse./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
E rëndë, burri gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

E rëndë, burri gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

January 14, 2026
“Në 2028 do jemi sovran, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori i…

“Në 2028 do jemi sovran, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori i…

January 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

January 14, 2026
Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

January 14, 2026
Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

January 14, 2026
Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

January 14, 2026
Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

January 14, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

January 14, 2026
Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In