• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting, drejtësi apo thellimi i kaosit?

by Fatmir Merkoçi
24/06/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Ende fare pak gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në “sitën” e Vetting-ut. Megjithatë, shqiptarët pa njihen haptas me korrupsionin e tyre. Kjo në dy aspekte: Në atë të pasurimit të pa drejt të tyre, por dhe abuzimit profesional. Në të dyja rastet humbës është qytetari.

Tek e para tregohet se vendimet janë marrë si këmbim i parave. Pra, e thënë më thjeshtë, vendimet e gjykatave janë blerë. Kuptohet që blerjen e bën ai që kërkon të fitoi padrejtësisht. Por dhe në rastin e dytë, përsëri përfitues është po ai që nuk ka të drejtë. Ndryshe nuk kishte pse të quhej ” paaftësi profesionale.

Deri këtu jemi dakord. Arsyeja është se këta gjyqtarë e prokurorë duhet të largohen nga drejtësia. Por a e zgjidh problemin largimi i tyre ? Themi se jo. Përkundrazi, drejtësia duket që, jo vetëm nuk ka dhënë drejtësi, por ju ka dhënë të drejtë abuzuesve. Humbësit e gjyqeve jo në pak raste ishin ata që nuk kishin para për të blerë të drejtën e tyre. Ata që nuk mbushën xhepat e prokurorëve e gjyqtarëve që sot, largohen nga drejtësia pikërisht nga Vetting-u.

Kushtetuta në mënyrë taksative thotë se: – Askush nuk mund të dënohet pa një gjykim të drejtë. Apo se prona i takon pronarit të ligjshëm. Ajo fitohet me trashëgimi, dhurim, blerje, apo forma të tjera ligjore. Ndodhur në këto kushte, kur sistemi drejtësisë po tregon tashmë haptazi dhe konkretisht, se ka qenë i pa drejt në vendimet e tij, del në dritë dhe abuzimi me ligjin. Tregon gjithashtu se, ligjet jo vetëm nuk janë zbatuar, por dhe është përfituar mbi to. Për këto raste, ligjvënësi nuk ka parashikuar dëmin që ju ka shkaktuar qytetarëve, si dhe rrugën e zgjidhjes për të vënë drejtësinë e duhur në vend.

Qysh në nisjen e kësaj reforme, e kemi shkruar se kjo reformë do dështoj. Si pasojë do krijojë dhe gropa të zeza në sistem. Kjo për vet faktin se, vetë sistemi është në kaos. Apo e thënë më troç: Ky sistem ka rënë.

Arsyet e rënies së tij janë të shumta. Por ajo çka është më kryesorja është themeli. Sot jemi në një sistem të arnuar keqazi. Ashtu siç e kemi thënë e rithënë këto vite. Një reformë në drejtësi, pa bazë ligjore është e dështuar. Sot kemi një sistem ku verdikti i sovranit nuk ka asnjë vlerë. Ku vetë ligjvënësi me dëshirën e tij, i ka hequr sovranit të drejtën e vendosjes.

Por dhe nëse kjo nuk është e vërtet, a mundet vallë që me këtë sistem e këtë reformë, gjërat të vendosen në shinat e duhura? A ka forma ligjore për të rregulluar katrahurën që kanë bërë këta gjyqtar e prokuror?

Në se, për çështjet penale, kur i dënuari nuk ka marrë pjesë në gjykim, ka të drejtën e rihapjes së procesit, po kur prokurori e gjyqtari dalin jashtë sistemit nga Vetting-u. I dënuari ka të drejt të rihapë proçesin? Askush nuk ka një përgjigje. Çka do të thotë se do të vazhdohet të kryejnë dënimin dhe ata që nuk kanë pasur një proçes të drejtë. Ata që nuk kanë paguar prokurorë e gjyqtarë. E thënë në gjuhën popullore: Njeriu i thjesht, e i varfër do vuaj dënimin. Të pasurit e kokat e krimit do të shijojnë pisllëkun e tyre. Por kjo është dhe për çështjet civile. Jo pak prona janë vjedhur e grabitur nga pushtetarët. Jo pak abuzime janë bërë duke i kërcënuar. Po jo të paktat janë rastet ku, janë bërë dhe dhënie fiktive e më pas janë blerë nga vetë shtetarët. Sot të gjitha këto janë të prekshme. Por përsëri, ai, qytetari, mbetet i pa mbrojtur dhe humbës. Qytetari mbetet jashtë kësaj reforme. Mbetet pasi, kjo reformë nuk ja rregullon marrëdhëniet juridike me vetë anti-ligjin e krijuar nga vetë sistemi i korruptuar.

Sot flitet e trumpetohet shumë Vetting-u. Po ligji i dekriminalizimit, a është në hije, bashkë me atë të dekomunistizimit! Këto janë ligje, të cilat duket sikur mbivendosin njëra tjetrën.

Në se bëhet Vetting-u, dy ligjet e tjera anashkalohen. Ndërkohë kaluesi i Vetting-ut merr një ” certifikatë ” të cilën e tund në çdo moment. Ne se reforma do niste dhe do bëhej ashtu siç duhej, sistemi do deklarohej i dështuar. Pra do kishim një zgjidhje e zgjedhje për sistemin.

A e pranon klasa politike dhe qeveria aktuale dështimin e reformës dhe deklarimin e dështimit te vetë sistemit ? Nëse do e pranonte, e para do  ishte dështimi i saj dhe si pasojë, duhet të dorëhiqej. Gjë, e cila nuk është në kulturën e qeverive tona, e as të politikanëve.

Vetting-u u bë me arsyetimin se këtë reformë na e kërkon Evropa dhe ShBA, të cilat edhe janë investuar në këtë drejtim. Por Thembra e Akilit mbetet prona dhe vetëm prona. Gjatë gjithë këtyre viteve, vetë qeveritë, janë sjell me pronën sikur të jenë pronarë të saj. Ligji i legalizimit, dhe pse është një ligj anti-kushtetues, ai zbatohet me dhunë nga qeveria. Pra, vetë shteti, nuk del në mbrojtje të pronarit, por është krah zaptuesit. Dhe vetë gjykatat e kanë zbatuar këtë ligj, duke ju dhënë të drejtë zaptuesit. Pra, me pak fjalë: Kushtetuta nuk ka vlerë. Zaptuesi në vend të ndëshkimit me ligj, kthehet me ndihmën e qeverisë si pronar i ligjshëm i pronës së zaptuar. Dhe pronari, i pa fuqishëm karshi shtetit, largohet nga prona duke mos pasur në mbrojtje vetë ligjin.

Por ajo më absurdja qëndron tek reagimi i gjykatës në Strasburg. Duke parë anomalitë e sistemit tonë gjyqësor, zvarritjet e gjykimeve, si dhe mos forcën ligjore të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, kjo gjykatë, ka arritur në një preçedent të pa imagjinuar. Tashmë Gjykata e Strasburgut pranon kërkesat e shqiptarëve të cilët, i drejtohen kësaj gjykate, dhe pse gjykatat tona nuk kanë marrë vendim të formës së prerë. Argumentimi i kësaj gjykate, për këtë mënyrë zbatimi, është se në Shqipëri proçeset tej zgjaten. Pra në këtë mënyre, Strasburgu anashkalon procesin-zvarritës Shqiptar. Duke i cilësuar si Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si gjykata që nuk kanë mjete efektive në proçes. Pra, në këto kushte, vetë shqiptarët, të cilët i kanë dosjet prej vitesh në Gjykatën e Lartë, mund t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut pa pritur vendimin e kësaj gjykate.

Këtë situatë, e ka thelluar për keq, edhe vetë Vetting-u i kaq trumpetuar. Por si Qeveria, Kuvendi dhe institucioni i Presidentit heshtin. Hesht dhe opozita, e cila në këtë rast, ka të gjitha të drejtat për ta kthyer në një kauzë të saj. Gjithsesi, pavarsisht nga kjo heshtje e tyre, fatura sidomos financiare përsëri rëndon mbi shqiptarët, të cilët veç varfërisë, papunësisë, ju shtohen dhe faturat e majme të Gjykatës së Strasburgut.

Në gjithë këto probleme, në një tranzicion të tejzgjatur, në një ekonomi në rënie, në një vend ku konflikti politik është në një thellim të vazhdueshëm, etj. etj, Europa nuk mundet të japë verdiktin e hapjes së negociatave, Dhe pse dëshira është e madhe, aq sa dhe vetë propaganda qeverisëse.

Next Post
VIDEO/ Kapet me armë, bizhuteri e 14 600 euro cash, pranga të riut në Lezhë

Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

December 8, 2025
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

December 8, 2025
I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

December 8, 2025
Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

December 8, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

December 8, 2025

Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve 18-34 vjeç preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%!

December 8, 2025
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

“Midis Trump dhe Putin ka një pakt të ri Molotov-Ribbentrop, Europa duhet të reagojë”

December 8, 2025
“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In