• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vetingu “shqiptar” pati 25 vjet kohë për ta treguar veten

by Aalison Pearse Stevens
23/06/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Teksa Tirana e mbytur nga vapa përgatitej të priste djemtë e Kombëtares për një pritje të merituar protokollare (ndonëse të fryrë tej mase), politika parlamentare e të enjtes konsumoi sherrin e rradhës. Dhe tema e preferuar e muajve të fundit, reforma në drejtësi, nuk mungoi as kësaj rradhe që të përplasë dy partitë e mëdha.

Seanca e kësaj të enjteje ka prodhuar një qëndrim publik të opozitës parlamentare (jo se ai nuk dihej informalisht), që prek atë që në fakt është thelbi transformues i të gjithë paketës kushtetuese të reformës në drejtësi: vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Thënë shqip, mekanizmin e verifikimit të pasurive dhe formimit të atyre që bëjnë drejtësi në këtë vend. Fillimisht ish-kryeministri Berisha e pas tij edhe ish-kryeparlamentarja Topalli, kanë deklaruar hapur se nuk do ta votojnë një reformë që propozon futjen e të huajve në procesin e verifikimit të trupës së prokurorëve e gjyqtarëve. Pak e habitshme kjo, kur Komisionin e Venecias, një organizëm “të huaj”, e kemi caktuar bashkarisht si arbitrin final të vetë procesit.

Pra, pranojmë që disa të huaj që pakkush i njeh dhe di se cilët janë, diku në veri të Adritatikut, të vendosin nëse kemi qëlluar ose jo me reformën, por nuk pranojmë që disa të huaj të tjerë të verifikojnë nëse vilat apo kontot bankare të fryra të njërit apo tjetrit gjyqtar e prokuror, janë pasojë ose jo e korrupsionit të tyre.

Deri më tani PD kishte dalë hapur për atë që njihet si debati i vendeve të rezervuara. Pra, për pjesën e anëtarëve të organizmave të reja të drejtësisë, të cilët duhet të votohen nga parlamenti. Kjo e vetingut nga të huajt, ndonëse e përfolur prej kohësh, nuk ishte reklamuar me kaq forcë si çeshtje nga demokratët. Dhe këtu duket se qasja e opozitës ndaj paketës kushtetuese i ndryshon edhe një herë zarat në tryezën e komisionit Xhafaj. Pasi në fakt, tashmë janë dy, e jo një, kontestimet e opozitës. Të asaj opozite, që përmes gojës së kreut Basha, ka deklaruar mëse një herë publikisht “ejani të biem dakord për vendet e rezervuara dhe e votojmë që nesër reformën”.

Për vetingun (verifikimin) e sistemit të drejtësisë ka pasur qysh herët një “linjë të kuqe”. Kësaj rradhe jo të hequr me një nga lapsat e shumtë që mban mbi tryezën e punës nga kryeministri Rama, por nga Bashkimi Europian e SHBA. Europarlamentarët Kukan e Flekenshatjn, si dhe ambsadorët Lu e Vlahutin, por edhe zyrtarë të tjerë nga Brukseli e Uashingtoni, e kanë bërë të qartë kohë pas kohe këto muaj, se verifikimi i gjyqtarëve e prokurorëve duhet të jetë i thellë, gjithëpërfshirës dhe i vërtetë. Kur Komisioni i Venecias u shpreh për mosndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit, deklaroi njëherazi edhe arsyen e këtij opinioni: Edhe ai do të kalojë nëpër “sitën” e vetingut. Pra vetingu shihet si elementi kyç i reformës në drejtesi.

Kemi pasur në 25 vite shumë raste të një vetingu alla shqiptar. Kemi verifikuar në disa raste pastërtinë e figurave të politikanëve, duke parë formalisht në të shkuarën e tyre. Prej vitesh zyrtarët e shumë niveleve deklarojnë pasurinë që kanë. Egziston një Inspektoriat për verifikimin e këtyre pasurive. E dini çfarë?! Prej 25 vjetësh ky vend nuk ka as spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, as hajdutë, as abuzues. Vetingu shqiptar ka futur ujë në të gjitha hallkat e tij. Kur Jozefina Topalli ngre zërin në Kuvend, duke deklaruar se është kategorikisht kundër shkeljes së “sovranitetit” të shtetit, për shkak të futjes së të huajve në mekanizmin e verifikimin e sistemit të drejtësisë, ajo vetë dhe disa të tjerë si ajo, majtas dhe djathtas, janë shkaktarët e gjendjes katastrofike në të cilën ndodhemi.

Kemi pasur 25 vjet kohë të ngremë një sistem ku hajdutit, të korruptuarit dhe abuzuesit, t’i vihet publikisht emri që ka. Kurrë nuk ndodhi. Në të kundërt, kemi ngritur sot një republikë të korruptuar deri në palcë, ku gjithçka shitet dhe blihet me para. Në këto kushte, mirë se të vijnë të huajt, të cilët nuk kanë as vëllain, as kushëririn, as shokun e shkollës apo të partisë në strukturat e vetingut. Mirë se të vijnë persona që nuk kanë asnjë lidhje me këtë ambjent të infektuar nga tarafet, klanet dhe lidhjet e panumërta të interesit. Vetëm kështu, duke kontrolluar deri në palcë sistemin e korruptuar të drejtësisë, do të shërohet gradualisht e gjithë shoqëria, duke goditur majtas dhe djathtas ata që sot ulen në të gjitha shkallët e shtetit dhe të pushtetit.

Next Post

Urimi i vajzës së Stefi Priftit... "Shpresoj të bëhem sa çereku yt kur të rritem"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

January 30, 2026
Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In