• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëvrasjet/ Mezini: U mbyllën dritaret dhe u shtuan psikologët. Vaksina? Shpresa më e madhe, por…

by Java News
24/12/2020 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngjarjeve tragjike që ndodhën njëra pas tjetrës në spitalin Shefqet Ndroqi, janë marrë masa të cilat e bëjnë më të vështirë daljen nga dhomat ku pacientët marrin shërbim shëndetësor. Kështu është shprehur mjeku pneumolog Arjan Mezini në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC. Siç u shpreh mjeku, hapësirat ku mund të dalësh janë kufizuar, dritaret janë mbyllur si dhe është siguruar shërbimi i psikologut.

“Është siguruar shërbimi i psikologut, çdo pacient ka mundësi ta thërrasë. Kjo duhej të ishte bërë më herët sepse kjo është një sëmundje që  nuk të lejon as të afërmit e pacientëve afër. Ka një panik shumë të madh. Mund të ishin parashikuar shumë gjëra të tjera në kohën e duhur.”

Ndërsa, duke folur për situatën aktuale në vend ku numri i rasteve ditore duket se është drejt uljes, Mezini tha se kjo duket edhe tek numri i urgjencave që paraqiten në spitalet Covid, që është më i ulët. Sipas mjekut pneumolog, në Shqipëri ka ndodhur ai e quan me shaka “imunizimi bio”. Ai shton se pandemia u la të “rrjedhë”.

“E lamë rrjedhën e pandemisë në një mënyrë që njerëzit të infektohen. I lamë virusit rrugë të lirë, një përqindje jo e vogël duhet të jenë infektuar dhe imunizuar. Qarkullimi i virusit është i ulët. 500 mijë njerëz mund ta kenë fituar imunitetin.”

Ndërsa, i pyetur nëse vendi ynë mund ta ketë arritur tashmë imunitetin e tufës, Mezini tha: “Nuk besoj se e kemi arritur, por shumë larg nuk jemi. Më pas, pandemia nuk është se mbaron, por vala shuhet.”

Disa nga problematikat që ai shtroi ishte, hapja më e hershme e spitaleve rajonale, bërja e një numri më të madh testimesh për të parë situatën në të cilën ndodhemi si dhe sigurimi në kohë i vaksinës.

“Duhet të kishim bërë shumë më tepër testime për të parë çfarë duhet të presim. Duke dikur ku jemi, dimë edhe si do t’i organizojmë edhe burimet njerëzore.”

Spitalet rajonale, sipas tij, duhet të ishin hapur që në fillim të verës.

“Duhet të ishin hapur që në fillim të verës. Nëse Shefqet Ndroqi do të punonte si tani, kualiteti që ofron do të ishte më i madh. Në shërbim sanitar, infermieror, të mjekëve…Tek agravimi i gjendjes së pacientëve ndikon edhe kujdesi, sa më i madh aq më e madhe cilësia e punës.”

Vaksina?

“Vaksina është shpresa më e madhe. Jemi shumë vonë, një tremujor vonë. Serbia ka siguruar dozat e para. Ka shumë vende që i kanë bërë kontratat që në kohën e verës. Duhet të ishin marrë edhe masat për logjistikën. Shpresojmë tek vaksina e Oksfordit.”/abcnews

g.kosovari

Next Post

Meta flet si kreu i opozitës: Qeveria ka dalë nga shinat, u vendos kuota kryebashkiakëve për votat që i duhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

March 9, 2026
“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

March 9, 2026
Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

March 9, 2026
LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026

LIVE! PS zbulon raportin për Ballukun, mblidhet Grupi Parlamentar

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In