• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vetëvrasja e studentes, e ëma: Ja çfarë më tha vajza për lidhjen

by A R
26/12/2015 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kam qenë në dijeni për lidhjen e dashurisë që vajza ime ka pasur me një djalë. E dija që shkonin mirë dhe kishin mbetur miq. Nuk mendoja kurrë se vajza ime do të merrte vendimin t’i jepte fund jetës së saj”. Kështu ka deklaruar para oficerëve të Komisariatit Nr.2 në Tiranë, e ëma e 20­vjeçares K. Sh., studente në vitin e parë të Fakultetit Ekonomik, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 11­-të i një pallati te “Rruga e Kavajës”, në afërsi të ish­Parkut të Autobusëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:00. Të resë iu gjet në njërën dorë karta e identitetit, ndërsa në xhep aparati celular. Një ditë pas ngjarjes, grupi hetimor mori në pyetje familjarët e vajzës si dhe disa nga shoqet e saj më të ngushta. E mbuluar nga lotët, nëna e së ndjerës, në pamundësi për të besuar atë se çfarë ishte duke përjetuar, ka treguar në polici se me K. ka qenë e lidhur më shumë se nënë e bijë. “Kishim shumë afrimitet me njëra­tjetrën. Ajo më tregonte gjithçka bënte, nuk më mbante të fshehta. Më ka treguar edhe për lidhjen që kishte pasur.

Më ka thënë që kishin mbetur thjesht miq”, – është shprehur nëna e së resë. Ndërkaq, burime pranë policisë pohuan se e ëma e 20­vjeçares ende nuk e besonte atë që kishte ndodhur. “Çdo gjë më duket si e pavërtetë. Nuk e besoj dot këtë që më ndodhi, gjithçka më duket bosh. Asnjëherë nuk ka pasur probleme më përpara. K. ishte vajzë e mrekullueshme. Edhe në shkollë ishte vajzë e mirë, mësonte shumë”, – ka treguar ajo më tej.

Dëshmitë e shoqeve

Menjëherë pas ngjarjes, oficerët e policisë morën në pyetje edhe disa prej vajzave me të cilat K. kalonte pjesën më të madhe të kohës. Gjatë dëshmisë së tyre, dy prej shoqeve të shkollës së 20­vjeçares kanë pohuar se K. nuk u kishte lënë përshtypje se do të arrinte në vetëflijim. “I kemi qëndruar gjithmonë pranë. Ajo komunikonte shumë me ne, për gjithçka që e shqetësonte.

Nuk na ka lënë aspak që të dyshonim se do të ndodhte diçka e tillë. Ne e njihnim edhe ish­të dashurin e saj dhe me të dilnim shpeshherë për t’u takuar. Pavarësisht të gjithave, ata kishin mbetur miq”, mësohet të kenë thënë dy 20-­vjeçaret në Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Hetimet

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije, se ngjarja është duke u hetuar në dy pista: të vrasjes e të vetëvrasjes. “Jemi duke hetuar në 2 pista, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe të merren aktet e ekspertimeve”, thanë burimet për “GSH”.

Next Post

Talenti madrilen kërkon largimin nga Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

January 24, 2026
FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

January 24, 2026
“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In