• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëvrasja e një Republike që lindi nga genocidi politik

by Mero Baze
30/03/2018 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Republika e Kosovës ka bërë një akt vetëvrasje, duke u përfshirë në përndjekjen politike të një shteti autoritar, që persekuton kundërshtarët politik, dhe duke kthyer  shtetin e Republikës së Kosovës në një polici politike në shërbim të problemeve politike të presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan. Ekstradimi jashtë çdo procedure ligjore i gjashtë mësuesve turq që kanë shërbyer në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë, vetëm se ata i ka kërkuar t’i burgosë Turqia si “armiq politik” të presidentit Erdogan është vetëvrasje shumëplanëshe.

Së pari, ajo godet arsyen përse është themeluar shteti i Kosovës. Kosova ndryshe nga çdo shtet tjetër në botë, është një investim i Perëndimit për të shpëtuar një popull që persekutohej politikisht për shkak të origjinës etnike. Shqiptarët e Kosovës, u kthyen në viktima të një regjimi politik diktatorial dhe si të tillë, mijëra veprimtarë kosovarë të pavarësisë dhe liderët e saj politik, mërguan në Perëndim për të organizuar prej andej rezistencën politike.

Kosova është sot shtet dhe Republikë, falë vendeve perëndimore që strehonin veprimtarë politik, të cilët në Jugosllavi quheshin terroristë. Jusuf Gërvalla u përndoq nga UDB deri në Gjermani dhe u vra bashkë me dy shokët e tij atje, por policia gjermane ende e heton vrasjen e tij.  Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, dhjetëra drejtues të Vetëvendosjes, e mijëra të tjerë më pak të njohur, kanë provuar të gjithë një herë dokumentin e azilantit politik në Perëndim dhe etiketimin terrorist në atdheun e tyre. Është e pafalshme që në dhjetë vjetorin e parë të Republikës së tyre, këta njerëz ekstradojnë jashtë çdo procedure në Turqi, gjashtë mësues të shpallur terroristë nën një paranojë puçi, që është pjesë e luftës politike për pushtet në Turqi.

Kosova ka asgjesuar kryearsyen përse është bërë Republikë dhe shtet i pavarur me këtë gjest që ka bërë, dhe kjo do të ketë pasoja të pariparueshme në imazhin e saj dhe të ardhmen e saj politike në Europë. Ajo është kthyer papritur në vendin më të pasigurt në botë, në vendin ku adhurohen diktatorët dhe persekutohen arsimtarët e akuzuar si puçistë.

Ai është sot vendi i qeverisur nga njerëz të papërgjegjshëm, që me veprimet e tyre të dëshpëruara pas këtij akti tragjik, tregojnë se nuk funksionojnë si shtet, por si bandë.

Së dyti, Kosova ka kryer vetëvrasje sa i përket imazhit të udhëheqësve të saj. Kosova është e “dënuar” të ketë udhëheqës demokratë. E di që askush prej tyre nuk ka dëshirë të jetë i tillë, por janë të dënuar të jenë të tillë. E di që ëndrra e çdo udhëheqësi në Ballkan është modeli i Erdoganit dhe lehtësia me të cilin ai qëndron në pushtet, abuzon dhe merr vendime, por janë të dënuar të jenë “demokratë” pro-europianë dhe jo osmanllinj.

Sido që Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Albin Kurti apo Isa Mustafa, të sillen në Kosovë si demokratë, ky rast i nxjerr ata zbuluar si adhurues diktature. Një demokrat është demokrat, jo vetëm aty ku është i detyruar të sillet si i tillë, por sidomos aty ku shkelen liritë njerëzore. Ai nuk mund të bëjë kurrë aleancë politike dhe marrëveshje me një tip si Erdogani, përveç marrëdhënieve shtetërore korrekte që reflektojnë historinë mes dy vendeve.

Gjesti i dorëzimit të gjashtë mësuesve mjafton për të njollosur çdo lider në Kosovë si autokrat dhe erdoganist, pamvarësisht ka apo jo përgjegjësi. Mënyra si e pranuan këtë gjest tregon se ata adhurojnë diktaturën.

Së treti, ky është një gjest vetëvrasës dhe për shtetin e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot ministrin e Brendshëm dhe një zëvendësministër, por kjo vetëm sa e komplikon dhe më shumë problemin, pasi dëshmon ekzistencën, ose të një shteti të papërgjegjshëm, ose të një strukture paralele brenda shtetit.

Ky rast është pak të hajë dhe gjithë qeverinë e Kosovës. Ai dhe me aq nuk shlyhet. Të shkarkosh vetëm ministrin e Brendshëm do të thotë, ose që nuk je kryeministër, ose që dikush të është ul këmbëkryq brenda shtetit dhe nuk të pyet.

Incidenti i rëndë duhet të rrëzojë qeverinë e Kosovës dhe t’i fusë në listën e zezë gjithë këta zyrtarë që njollosën Kosovën me këtë gjest. Kurrë më atyre nuk u duhet besuar as një zyrë në shtetin e Kosovës, jo se kanë dorëzuar gjashtë mësues turq, por se kanë bërë Kosovën një vend të pasigurt, të paqartë, të pashpresë, të pafytyrë dhe mbi të gjitha, të papërgjegjshëm. Një shtet që jashtë çdo procedure dorëzon gjashtë qytetarë se ja kërkon një diktator, është shteti i një Republike të vdekur. Përndryshe sot qeveria duhet të kishte rënë dhe Kosova do t’i dëshmonte Perëndimit se nuk e ka tradhtuar atë, për interesa dhe paranoja të një Sulltani që ka ca hysmeqarë në Prishtinë.

a.ç

Next Post
PS e Vlorës ndez motorët, Rama porosi për zgjedhjet 2019

PS e Vlorës ndez motorët, Rama porosi për zgjedhjet 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In