• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Fëmijët nuk do të lihen nën kujdestarinë e babait të arrestuar, por…!

by Java News
13/01/2024 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kujdesi për djemtë e mitur të Bedrie Lokës nuk do t’u lihet familjarëve të babait të arrestuar.

Megjithëse nuk ka ende një kërkesë zyrtare në gjykatën e Durrësit për caktimin e kujdestarisë, fëmijët e kanë shprehur vullnetin për kujdestarët ligjorë. Për djalin 10-vjeçar pritet të jetë motra e madhe, ndërsa për Kledjanin 16 vjeç, njëri nga dajat. Ndërkohë autoritetet vendore kanë nisur ndihmën për ta.

Pas ngjarjes traumatike, motra e madhe, Lina siç i  thërrasin vëllezërit, ka marrë rolin e prindërve, ndërsa vëllai 18-vjeçar do të vazhdojë të punojë jashtë vendit për të ndihmuar familjen.

“Shërbimi Social ka nisur të veprojë dhe dihet që fëmijët duhet të trajtohen me terapistë traumash, po dhe kujdestaria që do të merret duhet të vëzhgohet pasi dihet që dhe familjet nga ana e nënës dhe e babait janë në traumë me problemet e tyre jetike”- shprehet Afërdita Mehmeti terapiste traumash.

 Sipas specialistëve, trajtimi i fëmijëve me shërbime psiko-sociale duhet të jetë i menjëhershëm dhe afatgjatë, por edhe familjet e prindërve të tyre kanë nevojë për ndihmë profesionale, për të lehtësuar traumën dhe zgjidhur konfliktet mes tyre për të mos rënduar më tej gjendjen. Në këtë situatë dhe siguria merr përparësi, pasi shtëpia e familjes Loka ka shërbyer vazhdimisht si mollë sherri mes nënës së tyre dhe familjarëve të babait të arrestuar.

“Duhet të vlerësohet mirë ku rrinë, komuniteti ku janë, me çfarë përballen në familje, pra duhet një vlerësim shumë i mirë dhe i detajuar, pasi fëmijët janë në traumë dhe kalojnë në postrauma që duan një kohë të gjatë për t’u trajtuar.”

Në fundin tragjik të 41-vjeçares, rol pati dhe mungesa e mbështetjes psiko-sociale në komunitet.

“Nëse ajo do të kishte bashkëpunim, asaj nuk do t’i ishin mbyllur të gjitha shtigjet për të kaluar në vetëvrasje. Kemi të bëjmë me një depresion të rëndë që u nxit dhe nga mospërkrahja e komunitetit, familjeve që e çoi në vetëflijim.

Pas tragjedisë, një grup pune i ngritur nga Shërbimi Social pranë bashkisë së Durrësit ka nisur zbatimin e një plani ndërhyrjeje për t’i ardhur në ndihmë 4 fëmijëve që mbetën jetimë nga nëna dhe me baba të arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit sistematik që çoi drejt fundit tragjik nënën e tyre. Plani fokusohet në shërbime psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike, duke vlerësuar çdo mundësi për fëmijët, përfshirë dhe një punësim më të mirë për vajzën e madhe të familjes, si dhe edukimin e djemve të mitur.

Ndërsa Argjendi, djali i vogël i Bedries ndjek arsimin fillor, përpjekje po bëhen që djalit adoleshent të familjes Loka t’i ofrohet mundësia për të mësuar një zanat. I detyruar edhe nga rrethanat familjare, 16-vjeçari nuk e ka nisur arsimin e mesëm, po ka hyrë në punë për të ndihmuar familjen, ashtu si dhe motra e vëllai më i rritur.

Në pritje të kërkesës, do të jetë gjykata e Durrësit që do të vlerësojë dhe caktojë kujdestarët ligjorë që do të ofrojnë kushtet më të mira për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të familjes./m.j

Next Post
Gara për SPAK/ Zgjerohet lista, aplikon dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela

"Dy herë mat"/ Juristja e njohur nxjerr blof për herë të dytë Sokon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In