• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetëvrasja e 35-vjeçares në Pogradec, rrëfehet e ëma

by A R
12/03/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvrasja e një 35-vjeçareje, e regjistruar një muaj më parë në një fshat të Pogradecit, është risjellë edhe një herë në vëmendje, pasi prindërit e të ndjerës akuzojnë bashkëshortin e saj.

Ata pretendojnë se Egla Sulçe është dhunuar nga burri i saj, çka e ka shtyrë drejt aktit fatal. Nëna e dy fëmijëve u gjet e vetëvarur në një ndërtesë të vjetër në fshatin Memelisht të Pogradecit, por duket se pas aktit fatal fshihet një histori e rëndë dhune.

Teuta Sulçe, nëna e 35- vjeçares, tregon se vajza e saj jetonte mes presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe dhunës fizike nga ana e bashkëshortit, ndërsa apelon që drejtësia të veprojë.

Si e morët vesh ngjarjen?

Na ka marrë dhëndri në telefon dhe na tha nisuni urgjent, sepse Egla është e sëmurë. Shtanga sepse ne në mbrëmje kishim folur dhe ajo ishte mirë. Kishte pasur një grindje me të shoqin dhe folëm në telefon, por gjithçka u qetësua.

Menduam se mos e kishte nga prishja e terezisë. Megjithatë u nisëm. Sapo shkuam në shtëpi, del dhëndëri në oborr dhe na thotë “Egla ndërroi jetë”. Ishte e tmerrshme, nuk e mbaj mend çfarë kam bërë në ato momente.

Çfarë ndodhi më tej?

Kërkoja vajzën ta shihja, i pyeta ku e kam dhe më thanë në morg. Më tha pastaj dikush nga krushqit se ajo ishte varur. Oh, çfarë tmerri për një nënë kur përjeton diçka të tillë. Shkuam në morg në Pogradec, por atje nuk më linin ta shihja.

Me kë jetonte vajza juaj?

Me burrin, fëmijët, vajzë e djalë, dhe vjehrrin e vjehrrën. Kishte 16 vite e martuar, por nuk pa një ditë të bardhë në atë derë.

Kishte probleme në familje?

Po, kishte shumë probleme. Vajza ime ishte divorcuar nga burri Ilir Corbaxhi, jetoi 3 vite e ndarë dhe pastaj u ribashkua për hatër të fëmijëve. Ne ishim në emigracion, por Egla kishte mbështetjen tonë dhe të vëllait të saj. Përfundoi divorci, por ai i lutej që të ktheheshin bashkë, premtoi që nuk do ta dhunonte më, dhe ja ku arriti.

Pse u kthye vajza juaj te bashkëshorti?

E vërteta është që u kthye për fëmijët e saj. Fëmijët i mbajti i shoqi kur u ndanë sepse ajo nuk kishte asnjë të ardhur, ndërsa ai punonte tek IEVP Drenovë. Nuk duroi dot pa fëmijët dhe Iliri i premtoi që do ndryshonte, që do ta trajtonte mirë. Ajo vendosi të kthehej se nuk rrinte dot pa fëmijët, për asgjë tjetër.

Si vazhdoi jeta e saj pas kthimit në familje?

Njësoj vazhdoi, por ajo përpiqej të mos na tregonte, nuk donte të na shqetësonte.

Cili është ai prind që nuk e dallon dot gjendjen e fëmijës?

I flisja vazhdimisht asaj, por më thoshte “m’u rritën fëmijët, nuk i lë vetëm”.

Çfarë kërkoni ju tani?

Pasi e varrosëm vajzën, ne duam vetëm drejtësi. Të shoqin nuk e pranuam në varrim dhe ai nuk solli as fëmijët që t’i hidhnin një dorë dhe së ëmës. E përsëris, shkak ishte dhuna që kishte. Edhe një natë më parë ajo u grind me të shoqin. Unë dua që shteti të nxjerrë të vërtetën./Panorama/b.d

Next Post
Ngjela apel Ramës: Duhet të zgjedhësh Vettingun, jo qeverinë 3-mujore

Ngjela apel Ramës: Duhet të zgjedhësh Vettingun, jo qeverinë 3-mujore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In