• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetëvrasja e 17 vjeçarit, e tallnin duke e quajtur “fshtar”, flasin mësuesit: Si e njihnim Xhaferajn

by Java News
28/10/2016 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për vetëhelmimin e 17-vjeçarit P.Xhaferaj, nxënës në vitin e tretë të shkollës “Kristo Isak” të Beratit, po vazhdojnë deri në zbardhjen e ngjarjes së plotë.

shkolla

Personeli i shkollës profesionale mësohet se ka marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Ata kanë treguar se prej 3 vitesh, nxënësi kryente rrugën nga fshati i tij për në qytet, e anasjelltas, me qëllim të merrte një zanat.

Drejtori i shkollës, Ferik Koçi, tha dje se, menjëherë pasi është mësuar fatkeqësia në familjen Xhaferaj, ka mbledhur personelin e shkollës për të mësuar të vërtetën për atë që kishte ndodhur në shkollë dhe që dyshohet se ka shtyrë adoleshentin drejt vetëflijimit. Personeli i mësuesve mësohet se janë shprehur se 17- vjeçari përgatitej në shkollë dhe përgjigjej në lëndët mësimore.

Por, sipas tyre, qysh në fillim Xhaferaj ka qenë një nxënës i mbyllur në vetvete, megjithatë për ta ka qenë tronditës lajmi që nxënësi i ka dhënë fund jetës. Për ta, me gjithë ndrojtjen, nxënësi nuk të linte të kuptoje se kishte ndër mend të ndërmerrte një veprim ekstrem.

Madje, edhe ditën e fundit ata kanë treguar se 17-vjeçari ishte i qetë dhe nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të dukshme.

“Unë kam shkuar dhe në familjen e 17- vjeçarit në fshatin Tomorr. Pasi kam biseduar me familjarët e tij, i kam pyetur nëse kishin kuptuar ndonjë gjë në kohën kur ishte kthyer në shtëpi. Por familjarët m’u përgjigjën se ne si prindër nuk kemi kuptuar gjë, pasi ai ishte larg nesh. Gjithsesi ne si shkollë jemi angazhuar që të qetësojmë situatën dhe në bashkëpunim me nxënësit po punojmë të zbardhim të vërtetën”, u shpreh drejtori.

Sipas tij, është Policia që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime nga Policia bëjnë të ditur se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, pasi dyshohet se te 17-vjeçari mund të kenë ndikuar dhe faktorë të tjerë.

Por janë hetimet ato që do zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarjeje, të cilat do të vazhdojnë me marrjen në pyetje të shokëve të klasës dhe të nxënësve të tjerë të shkollës profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. P.Xhaferaj i dha fund jetës 3 ditë më parë, pasi kishte gëlltitur një sasi fostoksine në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Next Post
Zidane: Ronaldo nuk është i kënaqur

Zidane: Ronaldo nuk është i kënaqur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In