Në konferencën për media të mbajtur nga Vetëvendosja lidhur me ndarjen etnike të arsimit deputeti Mytaher Haskuka tha se “si në shumë fusha tjera, marrëveshja për “Zajednicën” shkakton dëme edhe në arsimin universitar. Prandaj, edhe unë dua të theksoj që jemi këmbëngulës në kërkesat tona që Kryeministri të tërhiqet nga kjo marrëveshje”.
Në konferencë u tha se këto javë pritet vendimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë dhe në të njëjtën kohë Qeveria Mustafa-Thaçi po tërhiqet dhe rregullimi i arsimit, shkencës dhe kulturës në një pjesë të territorit të saj.









