Deputeti Arben Gashi ka thënë se Vetëvendosje nuk mund të jetë ofertë e dytë, sepse e para jo se jo, ngaqë ka bërë veprime brenda Kuvendit të Kosovës jo të tolerueshme.
“Gara mbetet përsëri mes PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se ato veprime qytetarët nuk ia falin Vetëvendosjes, gjithashtu edhe LDK-së nuk ia falin lehtë lëvizjen në pozicioni, sikur edhe PDK-së korrupsionin. (b.an)