• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëvendosje dhe LDK heshtin pas darkës në vilën e Mustafës, s’japin detaje për marrëveshjen

by Java News
25/01/2020 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së nuk kanë dhënë asnjë lloj deklaratë një ditë pas takimit mes dy krerëve. Mediat kosovare shkruajnë se takimi është pasuar nga një heshtje nga zyrtarët e partive përkatëse të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, të cilët u takuan një natë më parë në vilën e liderit të LDK’së në Prapashitcë.

E vetmja që gjë kanë thënë dy përfaqësuesit e partive është se s’mund të japin detaje në lidhje me këtë takim.

Ndërkohë, disa zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se Kurti e Mustafa prapë janë marrë të takohen përsëri për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Nuk duhet nëse Vetëvendosje ka pranuar të lëshojë pozitën e Kryetarit të Parlamentit dhe as nëse LDK ka hequr dorë nga pozita e Presidentit.

Pozita këto që kanë bllokuar arritjen e një marrëveshje për ndërtimin e Qeverisë së re. Kanë kaluar më shumë se 110 ditë prej se janë mbajtur zgjedhjet nacionale dhe gati një muaj prej se është konstituuar Parlamenti i Kosovës. Për të mundësuar arritjen e një koalicioni, Vetëvendosje ka propozuar të rrisë numrin e Ministrive në 14, duke ia dhënë LDK’së 6.

Mirëpo, Partia e Isa Mustafës ka refuzuar, duke mos pranuar të lëshojë pe për Kryeparlamentarin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së patën ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet.

Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje. Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.

g.kosovari

Next Post
Përfshihet nga flakët një dyqan bombulash gazi tek “Myslym Shyri”, rrezikohen ndërtesat përreth

Përfshihet nga flakët një dyqan bombulash gazi tek "Myslym Shyri", rrezikohen ndërtesat përreth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

February 4, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In