• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

by Mero Baze
08/10/2019 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Euforia e Vetëvendosjes pas renditjes e para në listën e partive me 0,7 për qind më shumë se LDK, ka prodhuar një klimë izolimi për fituesit e zgjedhjeve në rrugën drejt të qenit fitues të pushtetit. Triumfalizmi që demonstron enturazhi i Albin Kurtit dhe vetë ai, me 25.7 përqind të votave (nga 27,49 që kishin në zgjedhjet e shkuara), do t’ia vlente sikur Albini të kishte aspirata vetëm të tregonte se është faktor politik i rëndësishëm në Kosovë, por jo në kontekstin e dëshirës së tij të shprehur, për të qenë kryeministër i Kosovës.

Nga mënyra se si po e përjeton triumfin e të qenit në krye të listës së garuesve më 6 tetor, Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e trajtojnë LDK, si humbëse të zgjedhjeve dhe gati gati kanë tone gjykuese ndaj viskozitetit të tyre dhe deklaratave të rralla që dalin nga selia e tyre.

Isa Mustafa, kryetari zyrtar i LDK, pak orë më parë sqaroi se do të presë rezultatin final të zgjedhjeve dhe pastaj do të vendosë se çfarë do të bëhet për të respektuar vullnetin e popullit, një qëndrim tipik i tij në situata të ngjashme.

Ky qëndrim do ta ndërlikojë rrugën e tyre drejt koalicionit, pasi ka bërë të kundërtën e asaj që duhet të bënte.

Para se të krijojnë një koalicion të qëndrueshëm, liderët duhet të punojnë për të krijuar një klimë besimi mes tyre, mes partive, mes elektoratit dhe opinionbërësve, ndërsa Vetëvendosja po bën të kundërtën me LDK.

Shumica e komenteve adresuar LDK-së janë gjithë helm, a thua se meqë këta kanë marrë 4 mijë vota më shumë, janë heronj, dhe të tjerët duhet t’u bien në gjunjë.

Ndërkohë, më 2017 Vetëvendosja ka qenë 27.5 për qind, gati 2 për qind më shumë se sa sivjet. Në kushte normale, Vetëvendosja është zvogëluar dhe jo rritur, por rënia e fortë e PDK e bën atë fituese të zgjedhjeve, por jo të pushtetit

Dhe si fituese, ajo duhet të sillet me modesti dhe përgjegjshmëri. Fitues i vërtetë është ai që di të ndërtojë një koalicion afatgjatë, një klimë besimi mes palëve dhe që të krijonë ndjesinë e sigurisë se nuk po punojnë kundër njëri- tjetrit.

Albin Kurti nuk duhet ta ndante nga goja Vjosa Osmanin qysh në daljen e parë në mbrëmje më 6 tetor, duke thënë që “Unë dhe Vjosa Osmani kemi fituar”. Duhet ta bënte këtë për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, pasi ai realisht nuk ka fituar pushtetin, por thjesht ka dalë i pari i zgjedhjeve mes pesë partive.

Për të formuar një koalicion fitues, shpeshherë lider edhe më të fortë se Albini, u është dashur të bëjnë thyerje të mëdha.

Ibrahim Rugova kishte dyfishin e votave të Albinit më 2004, por bëri kryeministër Haradinajn, për të siguruar shumicën për president. Sali Berishës i duhej vetëm një votë më 2009 në Shqipëri dhe i dha Ilir Metës 30 për qind të pushtetit, e kështu me radhë.

Fuqia për të bërë një koalicion qeverisës, është një betejë që kërkon pjekuri, por dhe përgjegjshmëri, jo teatër partizanësh e militantësh.

Ata vlejnë vetëm nëse do të vazhdosh në opozitë, me shpresë se herën tjetër rritesh më shumë e merr pushtetin vetëm.

Kosova nuk është Vetëvendosje, dhe nëse Vetëvendosja do të qeverisë Kosovën, duhet të pranojë partnerët në koalicion, duke qenë e detyruar të bëjë kompromise të mëdha.

Pa kompromise rrihet vetëm në opozitë. Në pushtet duhet të zhvishesh nga demagogjia dhe patetizmi i simbolikave populiste. Ja për shembull, ishte në kohën e duhur tërheqja nga referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por ishte aq qesharake ideja e bashkimit të Akademive të Shkencave, sa të bën të qeshësh e të qash, kur mendon se fituesi i zgjedhjeve këtë e quan ide.

E vërteta është se pushteti i takon Vetëvendosjes dhe LDK-së, njëra me 31 deputetë, e tjetra me 30 deputetë.

Ky është verdikti i popullit dhe këtë tani e ka në dorë ta çojë dëm vetëm Albin Kurti dhe papjekuria e partizanëve të tij. (Tema) /l.m

Next Post
“Po punohet që Shqipëria të jetë një rast i dështuar, forca të jashtme përdorin forca të brendshme”, Meta flet si në komunizëm

“Po punohet që Shqipëria të jetë një rast i dështuar, forca të jashtme përdorin forca të brendshme”, Meta flet si në komunizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In