915 monedha janë nxjerrë nga barku i një breshke deti në Tajlandë. Paratë dhe objektet e tjera që u nxorën nga barku i breshkës pas një intervenimi kirurgjik, peshojnë 5 kg derisa vetë breshka e quajtur Omsin peshon 59 kg.
Omsin i kishte gëlltitur paratë në pishinën në të cilën ndodhej, e ku qytetarët hedhin para për fat të mirë, raporton TV Arta.
Breshka u operua pasi që nuk mund të notonte si duhet nga pasha që e fitoi.
“ I duhet një muaj që të shërohet tërësisht”, kanë thënë veterinarët tajlandezë, të cilët e operuan breshkën, përgatiti Express. (b.an)