Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Ernie Andrews, qytetar amerikan (93-vjeç) ka përshkuar Amerikën në një përpjekje për të mbledhur para për kthimin e anijes nga Normandia në Shtetet e Bashkuara, dhe pas gati tre vjetësh mbërriti orët e fundit në Oqeanin Atlantik.
Andrews vrapoi për të mbledhur para për të organizuar kthimin e anijes amerikane të Luftës së Dytë Botërore nga Indiana për të shënuar 75 vjetorin që nga ndërhyrja Aleate e Normandisë në Francë, e cila do të jetë në 2019. Media lokale ka raportuar se Andrews e kanë përshëndetur qindra njerëz në Xhorxhia, që ishte destinacioni i tij i fundit.
Ai filloi të vrapojë në Kaliforni më 7 tetor 2013 dhe e ka përfunduar udhëtimin në shtetin e Xhorxhias, raporton BETA.
Andreës të premten ka mbushur 93 vjet, dhe gjatë luftës ishte mjek në një nga anijet që dëshiron të kthehet në Shtetet e Bashkuara. (b.an)