Protestuan shumë herë për t’i kërkuar të drejtat e tyre. E pa u bërë një vit nga miratimi i ligjit për pensionet e veteranëve të luftës, ai përsëri do të ndryshohet.
Për këtë qëllim, ka dhjetë ditë që Qeveria me pajtimin e organizatës së veteranëve ka themeluar një grup punues. Një prej ndryshimeve mund të jetë edhe shuma e pensionit për 29 mijë veteran, që ligji aktual përcakton 170 euro.
Por, ky ndryshim nuk do të pranohet nga Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati. Kreu i veteranëve tregon edhe propozimet që ata i kanë bërë.
E njëri prej propozimeve është që veteranët të bëhen me paga sikurse të burgosurit politik, përgatiti Express. (b.an)