Një 56-vjeçar është vetëplagosur me thikë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Themistokli Germenji”.
Blutë e kryeqytetit sqaruan se shtetasi me iniciale A.Xh dyshohet se e ka kryer aktin në kushte të rënduara psikologjike.
Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i i policisë
Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.