Një shtetas dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme, në rrethana të dyshimta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në rrugën “2 Prilli” në qytetin e Kamzës, ndërsa viktima është shtetasi E.A. 50 vjeç. Personi i plagosur është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes.
/a.meta