Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 53-vjeçar është plagosur me çifte.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, ku është vetplagosur me çifte në banesë F.M, 53 vjeç.
Mësohet se 53-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në sallën e operacionit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje./a.ç