Drejtoresha e Kadastrës së Vlorës, Elona Hodaj dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali kanë dhënë dorëheqjen.
Dyshohet se shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendimi i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet.
Hodaj u emërua në këtë post para 20 ditësh, ndërsa vetëm kohët e fundit janë larguar tre drejtorë nga posti i Kadastrës në Vlorë.
Pak ditë më parë, nga agjencia shtetërore e Kadastrës u shkarkuan katër juristë të hipotekës së dhe 19 zyrtarë të tjerë kanë marrë vërejtje.
/a.r