• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm Sali Berisha?! Deputeti: Lista do zgjerohet, do të shpallen të tjerë “non grata” nga Amerika

by Java News
14/12/2021 23:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u shpreh sonte në emisionin Pressing në T7 se pret që edhe në Kosovë të ketë futje të personave në listën e zezë së SHBA-së. Ai ka komentuar futjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në atë listë duke thënë se do të ketë edhe të tjerë që do të futen në atë listë edhe nga Republika e Shqipërisë.

“Shiko ka pasur shumë zhurmë sa i përket SPAK-ut dhe arrestimit të udhëheqësve të shtetit shqiptar për korrupsion. Unë nuk mund them asgjë për zotin Berisha pasi nuk di. Ai ka qenë për 30 vjet një figurë qendrore në politikën shqiptare. Ashtu sikur Fatos Nano, Edi Rama dhe Ilir Meta. Unë besoj që në Shqipëri do të ketë edhe të tjerë që do të futen në listën e zezë të Departamentit të Shtetit. Mua nuk më takon të flas”, tha ai.

Ai thotë se personat që janë në pozita udhëheqëse në vende tjera, zakonisht futen në listë të zezë por nuk bëhet publike.

“Është një praktikë nga SHBA që kur një person është në pozitë udhëheqëse, futet në listë të zezë por nuk bëhet publike. Nuk besoj se ka lidhje me Kosovën. Nuk ka asnjë lidhje. Por zoti Berisha dhe ata e dinë pse. Unë nuk mund të flasë hiç, por edhe në Kosovë do të ketë listë të zezë të Amerikës”, shtoi Haliti.

Ai tregon se futja e disa ish-krerëve të UÇK-së në listë të zezë për përfshirje në luftën shqiptarëve për të drejtat e tyre në Maqedoninë e Veriut dallon nga futja në listë të zezë nga DASH tani.

“Dallon kjo futja në listë të zezë tani me atë të vitit 2001. Nuk i dimë arsyet pse disa krerë të UCK-së u futën në atë listë atëherë. Por tani dihet. Kush futet tani në listë të zezë të Amerikës, i bie që ka lidhje me korrupsion dhe krim. Unë mund të them se kur të futë në listë të zezë Amerika, nuk ki çfarë kërkon në politikë. Ai beson në vetvete. E ka dërguar në Francë padinë dhe ka të drejtë për vetvete që të luftojë nëse ai beson se është i pastër”, përfundoi Haliti.

Next Post
FOTO/ “Për kokë të Zotit”/ Nata e saj, mbesa e Nishanit takon mamanë e vëllanë, surpriza që përloti të gjithë

FOTO/ "Për kokë të Zotit"/ Nata e saj, mbesa e Nishanit takon mamanë e vëllanë, surpriza që përloti të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In