Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibo Jevtiç ka qenë i vetmi ministër serb që ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë.
Jevtiç i cili është nga Lista Serbe, subjekt ky i cili është kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka kaluar para Gardës ceremoniale të FSK-së dhe flamurit kombëtar e atij shtetëror.
Megjithatë në fund të mbledhjes, Jevtiç nuk u është bashkuar dy kabineteve qeveritare për të dal në një fotografi të përbashkët.
Ndërsa anëtarët tjerë të Qeverisë së Kosovës nga radhët e minoritetit serb, zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviç dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariç nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje, referon ZËRI. (b.an)