• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëm Leninit ia kisha dëgjuar këtë variant”, Ledi Shamku ‘shpërthen’ ndaj Gjinushit: S’e burgos dot Albanologjinë! E neveris sovjetizmin tënd

by A R
12/10/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesja dhe gjuhëtarja Ledi Shamku ka reaguar pas një interviste televizive të kreut të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Shamku shkruan në një postim në rrjetet sociale se Gjinushi ka qenë ministër kur ajo studente hyri në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë” dhe e krahason me Leninin.

Ajo thekson se ish-ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademisë po i tregonte serish rrugën ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42-tin në botë, e që ASA do ketë fatin ta ketë partner.

“Po na tregon sërish udhën ne “të paudhëve” që kemi shpërthyer bunkerin sovjet dhe shohim nga Europa. Jo zotëri, ti Albanologjinë s’do ta kesh KURRE!”, shkruan Shamku ndër të tjera

Reagimi i plotë i Ledi Shamkut:

Po ndjek me njërin sy një intervistë, se me syrin tjetër po bëj gati një botim (me propozim të Università di Biologna), një botim sociolinguistik që përmbledh 4 Teza Masteri mbi Arbërishtet nga studentet e mia. Jam krejt e zhytyr në vizione e vegime perëndimore ku flitet e punohet veç për hapje e masivizm të kërkimit shkencor Pedagogë – Studentë.

Jam e lumtur se këto 4 vajza arbëreshe do kem mundësi, përmes akordesh ndëruniversitare t’i sjell për studime tê thelluara edhe në Institucionin ku unê punoj në Tiranë – Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), e cila duke qene një Institucion i Arsimit të Lartë, po me rezulton se e ka thjesht e mbarë të lidhet me Departamentin e Gjuhësisë ku unë punoj këtu ne Bologna.

Kolegët e mi të këtushem i gëzohen kësaj marreveshjeje ngaqe sic thone ata me te drejte, kane mbi 40 vjet pa pase lajme nga Shqipja. Qysh në kohë të Tagliavinit – më thotë një koleg. Qesh dhe i them: atëhere ishim shkencërisht të lirë.

Pra jam në këto hulli të mendjes kur nga televizori më vjen zëri i politikanoakademikut Gjinushi. Sinqerisht nuk do të ma kapte veshi po qe se nuk do kish folur per Albanologjinë. Shikoni ç’thotë:

I Zoti i Akademisë: Albanologjia duhet të kthehet aty ku hyri në 1972, pra nën Asamblenë e Akademisë së Shkencave (bobooo prapë me Asamble ky! S’i ve faj, i asaj kohe është, i kohës se Pleniumeve. Ka qenë MInistër kur unë studente hyra në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë”).

Moderatorja: A nuk është ky një kthim prapa?

I Zoti i Akademisë: Epo nanjëherë duhet kthyer prapa për të ecur para. (Bobooo! Vetëm Leninit ia kisha dëgjuar këtë variant kur shkruate “një hap prapa, dy hapa para).

Moderatorja: Por sërisht mbetet kthim prapa apo jo?

I Zoti i Akademise: Epo duhesh kthyer prapa kur ke humbur rrugën! Se duhet një shkencë elitare!!!

Këtu e mbylla televizorin se m’u sos! Se ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademise po më tregonte serish RRUGËN mua ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42-tin në botë, e që ASA do kete fatin ta kete partner. Po na tregon sërish udhën ne “të paudhëve” që kemi shpëtthyer bunkerin sovjet dhe shohim nga Europa.

Jo zotëri, ti Albanologjine s’do ta kesh KURRE!

Dhe a di pse? Se ASA tashmë i përket Ballkanit dhe Europes, e jo bunkerit tënd.

Dhe sidomos, se Albanologjia, sikunder çdo dije tjeter nuk ka me qene kurre ELITARE sic e do ti (ta neveris kete koncept prej Bllokmeni tipik), por do vijoje te jete nje shkence qe i sherben Shpatullave te Kombit, Nderlidhjes se mbare Kombit, Reformiit te Shkollimit me Gjuhe e Kulture të mbarë Kombit.

Ta neveris sovjetizmën tende! Ndaj per kete, qofte edhe vetem per kete, ti Albanologjine nuk do ta bugosesh dot në kthinat e Asamblese se Akademisë tënde, se jotja është e qoftë!

Albanologjia eshte Qielli drejt se cilit ngre syte cdo shqiptar! Dhe ti qiellin nuk na e fut dot në bunkerin tend sovjet!

Jete të gjatë, Albanologjia ime! Te gjate sa Kombi yt! Të Lirë sa Gjuha jote!

Next Post
Berisha komenton së prapthi fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar. Thaçi u zbrit nga avioni…!

Berisha komenton së prapthi fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar. Thaçi u zbrit nga avioni...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com