• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm Kushtetuta është zgjidhja!

by Flogert Muça
05/04/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça*

E ka marrë vesh i madh e i vogël që çadra është e Bashës dhe kurrësesi e shqiptarëve. Këtë e tregon vetë çadra përditë, e cila është veçse tribuna e Bashës i cili bën praktikë për “Artin e të folurit në publik” dhe  aspak vendi ku shqiptarët shkojnë për të qarë halle dhe kërkuar një zgjidhje alternative nga opozita. Është çadra politike e një kryetari që në sfidë me disa eksponentë të fortë brenda PD-së, hapi çadrën për tiu thënë se është ai që vendos.

Por jo vetëm kaq. Është naivitet të mendosh që është vetëm kaq. Çadra është njëkohësisht edhe pritësja e rrufesë me emrin Vetting. Ligj i cili do thante për rrënjësh gjithë lukuninë e krijuar ndër vite nga pushteti i Berishës e që sot janë në shërbim të tij.

Këto janë ca gjëra të thjeshta që secili prej nesh i di. Edhe ata që janë në çadër pas kurrizit të Bashës si figurantë e dinë. Të gjithë ata që dalin nëpër studio televizive dhe thonë të kundërtën janë minimalisht dashakeqë ndaj opinionit publik, për të mos thënë atë që i tha një gazetare Bashës në transmetim direkt. Edhe ata e dinë fort mirë se nuk ka skenare nga ato që thurin mendjet e tyre ndërkohë fantazojnë shumat e majme që do marrin pas emisionit. E dinë që e vërteta e çadrës lidhet me frikën nga Vettingu, gara brenda PD-së dhe frika nga një apokalips në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një tjetër e vërtetë e thjeshtë e ditur botërisht është edhe fakti se PD-në nuk e mbështet faktori ndërkombëtar. Është thënë e stërthënë nga të gjithë që rruga e zgjidhjes së çdo ngërçi është ajo institucionale. Është thënë e stërthënë që nuk mbështesin bojkotin e opozitës dhe se problemet me zgjedhjet në Shqipëri duhen zgjidhur sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe në zbatim të Kushtëtutës e jo sipas oreksit të çadrës, Metës apo Ramës. Ky i fundit qysh në krye të herës i ka thënë opozitës “Eja ulemi, çdo propozim që merr OK nga OSBE, do e votojmë“. Njëlloj si për reformën në drejtësi, Rama i ka besuar standartit evropian duke mos shprehur asnjë kompleks. Deri këtu fiton Kushtetuta!

Ndërkohë poshtë dritares së Ramës që i thotë “PO” çdo propozimi që merr “OK” nga OSBE, Basha ka kaluar nga “qeveria teknike” te “shtyerja e zgjedhjeve”, që natyrshëm të bën të mendosh se ai në fakt nuk do zgjedhjet dhe nuk do që kriza të zgjidhet. Pra, kriza është qëllimi në vetëvete i tij dhe jo përmirësimi i Kodit Zgjedhor për zgjedhje me sa më pak probeme. Një kontrast që Meta nga ana tjetër e bulevardit duhet ta shohë para se të shkasë në gabim.

Ajo që është sot thelbësore është mos-shkelja e Kushtetutës. Nga aty fillon gjithë debati për të zgjidhur ekuacionin që parashtruam më lart. Nuk ka më asnjë të panjohur. Kemi një opozitë që nuk do të ketë zgjedhje dhe që e manifeston duke kaluar nga një pretendim në një tjetër, nga qeveria teknike te shtyerja e zgjedhjeve; kemi një kryeministër dhe kryetar partie që thotë “bujrum, eja ulemi, propozo,merr firmën e OSBE dhe firmën time e ke” dhe Metën i cili është akoma i pavendosur  nëse do kërkojë shkeljen e Kushtetutës siç kërkon Basha apo respektimin e saj siç dhe është betuar në 2013-ën. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë ekuacion me të panjohura ose rrugë alternative konspirative që thuren në studiot televizive, për të trazuar mendjen e opinionit publik. Kemi ca të vërteta të thjeshta të cilat po tentohet të tjetërsohen për interesa të ngushta, por që në fund e goditura del Kushtetuta.

Zgjidhja pra nuk ka qenë dhe nuk është në hënë, por në Kushtetutë. Dhe ftesa për dialog ka qenë dhe është aty duke patur si busull vetëm atë, Kushtetutën. E cila nuk duhet të shkilet. Zgjidhja ka qenë gjithmonë në fakt në tavolinën e Bashës. I duhej dhe i duhet vetëm të propozojë dhe marrë miratim nga OSBE. E nëse Rama nuk firmos, Basha është fitimtari i gjithë kësaj historie dhe Rama do jetë vërtetë kriza dhe jo zgjidhja. Ama sot, Basha është problemi. Dhe kushdo që kërkon të dalë mbi Kushtetutën duke përfituar nga pozita që ka ose nga fatkeqësia e Bashës, nuk është më pak fajtor së Basha për krizën. Çdo gjë anti-kushtetuese është pazar në kurriz të Kushtetutës!

Basha deri tani ka fituar partinë dhe pse brenda saj duket se ka humbur Berishën. Por Basha nuk do të fitojë kurrë nëse nuk i përmbahet Kushtetutës. Askush nuk do dalë i fituar nëse nuk i përmbahet Kushtetutës. Sepse, nëse i vëmë shkelmin asaj dhe bëjmë eksperimente për interesa të ngushta politike, me plot të drejtë mund të mos konfigurohemi dot kurrë si shtet pasi krijohet precedenti i rrezikshëm “ngri një çadër, braktis jetën parlamentare, kërko çudira dhe  në të sëmës ja qoftë Kushtetutës”. E nëse “Republika e Re” e Bashës është shkelja e Kushtetutës, ai dhe kushdo që e ndjek nga pas është humbës, qoftë ai dhe Rama.

Kushtetuta është zgjidhja, të tjerat janë dokrra dhe pazare politike që dëmtojnë kushtetutën por nuk prodhojnë zgjedhje më të mira, përkundrazi.

Next Post
Përplasjet për pajisjen e përgjimit, zv.ministri i LSI shfaqet në aktivitet pas largimit të Tahirit

Përplasjet për pajisjen e përgjimit, zv.ministri i LSI shfaqet në aktivitet pas largimit të Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In