• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm e përkohshmja është e përjetshme

by Lorenc Vangjeli
10/08/2016 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Plazhet e Turqisë flisnin rusisht vitin e shkuar. Bashkë me gjermanët e pasur që vinin nga veriu i pasur, por dhe me shumë shqiptarë që vinin nga jugu i varfër dhe lloj-lloj kombësish të tjera, resortet turke ishin ca oaze në të cilat gjejë gjithçka. Duke nisur nga ushqimi barabarisht i tepërt, tek alkooli i pafundëm, tek deti i nxehtë e pishinat, tek luksi pakontrolluar e deri tek shërbimi i përvuajtur e plot mirësjellje i një armate turqish që e bënin çdokënd që punonte si skllav gjithë vitin, të ndjehej zotëri i vërtetë. Ngjante se ky idil në tokat e një ish-perandorie gjigante që kishte nënshtruar dhjetra kombe e popuj me shpatë dhe fe do të vazhdonte pafund. Në vend të pushtimit të dhunshëm nga brenda – jashtë, afronte pushimet nga jashtë – brenda. Në vend të jeniçerëve dhe daulleve të luftës, kamerierë dhe rroba banjo që bënin të vërshonin paratë e lehta të turistëve, një nga arsyet që e bënin ekonominë turke një nga mrekullitë e dekadës së fundit, së paku.

Por këtë vit, rusishtja mungoi në Turqi. Nja nëntë muaj më parë, Erdogani rus në shenjë force ndaj Putinit turk, ndaloi bashkëkëmbasit e tij që të bëjnë turistin në vendin që po lulëzonte edhe për shkak të turizmit. Rrëzimi i avionit rus në kufirit turko-sirian, çoi në sanksione të hidhura ruse, të cilat ekonomia turke i ndjeu fort dhe në qelizë.

Nëntë muaj më parë jo vetëm mediat, por dhe specialistë të sigurisë e quanin fakt të kryer një ndeshje jo vetëm verbale mes dy fuqive të mëdha të euroazisë: Rusisë, trashëgimtaren e rilindur të Traktatit të vdekur të Varshavës dhe Turqinë, bastionin më lindor të NATO-s. Ishte “argëtuese” madje, të shihej sesi viheshin në balancë dhe në lojë shifrash sa ushtarë kishte njëra palë dhe sa tjetra, sa tanke, raketa, avionë, luftanije e gjithçka tjetër që përbën forcën e një ushtrie të mobilizuar për luftë, mund të vinin palët përballë njëra-tjetrës. Dhe sa kohë që bëhet fjalë për një arenë të nxehtë si Lindja e Mesme, sa kohë që trashëgimia historike mes Rusisë dhe Turqisë numëron shumë më pak kohë në paqe se në luftë reciproke, sa kohë që dy vendet drejtohen me një stil gjithmonë e më shumë autoritar, gjithçka ngjante e mundur. Situata e pothuaj luftës mes tyre ngjante si një situatë e përjetshme. Turisti rus që konvertonte pa ndroje rublat e tij me lirat e turkut që të blinte gjithfarë mallrash – nga suxhuku me arra e deri tek peliçet e trasha – ngjante si një figurë e një bote tjetër. Dukej shumë më pranë imagjinatës jo turisti dhe shitësi që bënin pazar, por ushtari dhe asqeri të gatshëm të vrisnin njëri-tjetrin.  

Por në këtë dynja, vetëm e përkohshmja është e përjetshme. Ishte e pamundur për t’u parashikuar rrjedha e shpejtë e ngjarjeve në vetëm nëntë muaj që sheh një përmbysje të pabesueshme të situatave. Nëse në tetorin e vitit të shkuar palët tregonin dhëmbët dhe shtrëngonin muskujt, këtë vit në gusht Putini dhe Erdogani shtrëngojnë duart.

Secili me kurriz të kthyer nga Perëndimi!

Si për të dëshmuar se në këtë botë gjithmonë e më të komplikuar interesash, asgjë nuk është e përjeshtme, përveç marrëdhënieve të përkohshme që varen, kushtëzohen dhe trupëzohen po nga interesat. Kështu ka qenë gjithmonë, por sot është shumë më e dukshme. Miqtë që shndërrohen në armiq dhe anasjelltas, armiq që bëhen aleatë të ngushtë.

Fundja kjo është natyra njerëzore dhe këtu nuk ka asnjë çudi. Në një botë të globalizuar, ku Shqipëria është vetëm një pikë uji, përplasje të tilla nuk e lënë as atë në rolin e spektatores. Sepse ndikojnë direkt dhe në Tiranë. Kësaj rradhe, për shembull, duke bërë që plazhet turke të flasin me më shumë frikë dhe shumë më lirë, edhe në shqip. Ka vetëm një ngushëllim: tërmetet e mëdha zakonisht rrëzojnë vetëm ngrehinat e mëdha, por nuk i bëjnë dot gjë, tangërllikut të zakonshëm ballkanas që shpesh e sheh veten në qendër të një bote të madhe, të cilës i përket vetëm si një vend fare i vogël. Mundësia për t’u rritur qëndron në detajin e vogël: një turist mund të jetë ndonjëherë shumë më i fortë se një ushtar me pajime. 

Next Post

Studimi/ Pse zeshkanet janë të papërmbajtshme në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In