• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Vetëm dy muaj kohë për të shpëtuar Schengenin”

by Java News
19/01/2016 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka vetëm dy muaj kohë për të vënë nën kontroll krizën migratore ose për t’u përballur me fundin e zonës së lakmuar të Schengenit, paralajmëroi sot presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

“Statistikat përgjatë periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese, kur sheh se mbi 2 000 migrantë kanë mbërritur çdo ditë në BE”, u deklaroi Tusk ligjbërësve në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, Francë.

”Një samit i BE-së më 17-18 mars do të jetë momenti i fundit për të parë nëse strategjia jonë funksionon. Nëse jo, ne do të përballemi me pasoja të rënda si kolapsi i zonës Schengen”, theksoi Tusk.

Njëzet e gjashtë vendet e zonës Schengen lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë lirisht në të gjithë bllokun, pa nevojën e pasaportave apo të kontrolleve kufitare. Kjo, që prej vitit 1985.

“Kostoja pa Schengen do të jetë tepër e lartë”, tha ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duke përmendur sidomos punëtorët, të cilët duhet të kalojnë kufirin shtetëror për të punuar, dhe kompanitë e transporteve.

Por, disa vende të Schengenit kanë rifilluar e brendshme kufitare në një përpjekje emergjence për ndaljen e valës së refugjatëve.

Më shumë se një milion migrantë rrezikuan jetët e tyre vitin e kaluar për të arritur Evropën, shumica prej tyre për t’iu larguar luftës në Siri. Ky fluks ka krijuar tensione mes vendeve evropiane dhe burimeve të kufizuara lokale.

Ndërkohë që vendet anëtare të BE-së ranë dakord për marrjen e masave për refugjatët, ato dështuan në zbatimin e këtyre masave.

Një plan për rishpërndarjen e 160 000 azilkërkuesve në të gjithë bllokun ka çuar deri tani në rilokalizimin e vetëm 322 personave.

”Sistemi politik i Evropës është në fije të perit”, paralajmëroi Tusk.

Next Post

Çmimi i naftës bie edhe në Kosovë, por jo sa e presin qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In