Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet e 14 majit, kandidati i çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi ende nuk ka publikuar një program për qytetarët.
Pavarësisht se nëpër media deklaron se e ka një të tillë dhe se do ta publikojë për qytetarët, po të hysh në faqen e tij online gjen vetëm mbishkrimin “faqja në ndërtim”.
Të vetmet informacione që gjen nga kandidati i dyshes Berisha-Meta në faqe, janë fotot e tij duke pozuar në kënde të ndryshme. Asnjë program për çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja apo plane e projekte për infrastrukturë.
Nëse hapni faqen e tij zyrtare dhe klinoni tek pjesa e programit: https://belindkellici.al/programi/ atëherë nuk do të shfaqet asgjë përveç lajmërimi: Faqja në ndërtimNëse po lexon këtë njoftim, do të thotë se kjo faqe është ende duke u ndërtuar. Kthehuni më vonë!
/s.f